Do të fillojë ndërtimi i sheshit të ri

Guci – Më 10 qershor 2022 Drejtoria e Punëve Publike, ka shpallur tenderin për zgjedhjen e kryerësit më të volitshëm të punëve në rikonstruksionin dhe modernizimin e rrugës kryesore në Guci (zonë e këmbësorëve), në pjesën prej objektit të furrës së bukës deri te Qebaptorja “Ukus” e cila njëherazi do të paraqesë projektin e ndërtimit të Sheshit të ri në këtë qytet, i cili është në vazhdë.
Projekti në fjalë është i themeluar (bazuar) në zgjidhjen moderne të rregullimit të sipërfaqeve publike, i cili përmban elemente moderne, por edhe tradicionale dhe, me të cilin është paraparë komplet ndërtimi i të gjitha instalimeve nëntokësore dhe i punëve shumë përfshirëse në hapësirën e sipërfaqes së tij. Vlera paraprake e projektit është 892.223,48 euro.
“Janë të planifikuara punët në ndërtimin e kanalit për kullimin e ujërave të zeza (fekaleve), ujërave atmosferike, instalimeve elektrike, ndriçimit bashkëkohor elektrik, tampomizimit të tokës për punë, si dhe të vendosjes së pllakave të granitit në sipërfaqe prej më se 2620 metrash katror (m2). Me projekt, po ashtu, është planifikuar mbjellja e trungjeve (pemëve të drurit) dhe gjelbërimeve tjera”, ka konfirmuar për opinionin publik kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, dhe në vazhdim ka shtuar se “me përfundimin e këtij projekti vërtetë të rëndësishëm dhe me vlerë të lartë, Komuna e Gucisë do të vlerësohet dhe çmohet lartë si zonë urbane, ndërsa zhvillimi dhe benefiti për qytetar dhe ekonomi do të shikohet përmes zhvillimit të turizmit e hotelerisë si dhe do të kryhen themelet e fuqizimit të kapaciteteve turistike”.
“Investimi në realizimin e këtij projekti paraqet edhe një dëshmi të përcaktimit strategjik të komunës, që të investojë në valorizimin e potencialeve turistike”, thuhet në informatën për opinion të Komunës së Gucisë.

Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat