Shpall tenderin për ndërtimin e Shtëpisë për të moshuarit

Plavë – “Shtëpia për të moshuarit (pleqtë), paraqet institucion me rëndësi të jashtëzakonshme për Plavën. Ndërtimi i saj do të mundësojë vendstrehimin (vendosjen) dhe kujdesin më të mirë për kategorinë e moshuar të qytetarëve, do të avancojë sistemin e mbrojtjes sociale, do të hapë vende të reja pune dhe është e interesit publik, si për banorët lokalë, po ashtu edhe për bashkësinë e gjerë shoqërore”, është shprehur kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq me rastin e shpalljes së tenderit për ndërtimin e Shtëpisë për të moshuarit (pleqtë), nga ana e Drejtorisë për punë publike.
Kapaciteti i planifikuar i Shtëpisë për të moshuarit është 62 shtretër për shfrytëzues. Madhësia e objektit ka sipërfaqe rreth 2.800 metra katrorë, ndërsa çmimi vlerësues i të gjitha punëve është 2.8 milionë euro.
Shtëpitë për të moshuarit paraqesin institucionet të cilat gjithnjë e më shumë luajnë rol të rëndësishëm në shoqëri, dhe të cilat qytetarëve ua sigurojnë kushtet për jetesë pa brenga (të qetë), me përkujdesje të mundshme më të mirë dhe vendstrehim.
Duke pasur parasysh kushtet natyrore në Plavë, cilësinë e mjedisit jetësor dhe të ajrit, kryetari i komunës theksoi se ky objekt do të jetë atraktiv dhe adekuat për shfrytëzim për shumë njerëz nga Mali i Zi, dhe se në plotni do të arsyetojë statusin e objektit të interesit publik.
“Meqenëse është fjala për institucionin e vendosjes kolektive, me këto aktivitete ngritet niveli i tërësishëm i cilësisë së shërbimeve në sistemin e mbrojtjes sociale, ndërsa kur bëhet fjalë për qytetarët e moshuar, në mes tyre ekziston interesim i madh për këtë lloj të shërbimit social”, ka konfirmuar në fund të fjalës së vet të rastit kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq.

Sh. H.

Të fundit

më të lexuarat