
Në shek.XIX, tek fqinjët tanë na u paraqitën dy projekte politike të cilat ishin tërësisht ekspansioniste në dëm të popujve të tjerë për të realizuar ëndrrat e tyre mesjetare. Fjala është për “Megaliidenë” greke(1843) dhe “Naçertanien” serbe(1844) ku si qellim final kishin rimëkëmbjen e perandorive të tyre mesjetare, atë të Bizantit dhe të Car Dushanit. Dihet historikisht se pasojat e këtyre projekteve i kanë përjetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë shqiptarët, duke filluar nga Kongresi i Berlinit(1878) dhe Konferenca e Londrës(1913) sepse më se dy të tretat e hapësirës etnogjegrafike shqiptare u aneksua nga fqinjët tanë sllavet dhe grekët.
Por, më gjithë këto përfitime territoriale, oreksi i tyre nuk ka të ngopur, që dëshmohet me politikën e tyre shtetërore të ndjekura në vazhdimësi, duke shpifur e trilluar në lidhje me autoktoninë iliro-shqiptare dhe hapësirën etnogjeografike shqiptare në Siujdhesën Ballkanike.
Ne këtë gamë të qasjeve janë të njohur në veçanti disa struktura klero-shoviniste greke, të cilët ende trumbetojnë për jugun e Shqipërisë, duke shpikur dhe krijuar sajesa te ndryshme territoriale. Në këtë aspekt ato shpikën sajesën Vorio Epiri, që është aspiratë territoriale ndaj shtetit shqiptarë. E tërë kjo politikë ne rrethana të reja shoqërore pas dështimit të komunizmit është transparente dhe nga ana e tyre bëhet gjoja për mbrojtje te të drejtave të minoritarëve grekë në Shqipëri, ku këto qarqe të tillë i konsiderojnë të gjithë shqiptarët ortodoksë.
Duke qenë dëshmitarë i të gjitha këtyre akrobacioneve politike më pasoja për popullin dhe shtetin shqiptar, intelektuali dhe studiuesi i zellshëm Sherif Delvina opinionit shqiptarë i dhuron librin “E vërteta mbi Epirin”. Është ky një libër i veçantë për nga lënda e trajtuar dhe me një qasje analitike dhe argumente shkencore që demaskon politikën shoviniste greke ndaj aspiratave dhe falsifikimeve të realitetit historik dhe gjeografik të jugut shqiptar.
Libri paraqet një përmbledhje të artikujve të botuar nga viti 1992-1999 në gazeta të ndryshme në Shqipëri. Nuk ka dyshim se ne saje të tyre artikujve të cilët për nga përmbajtja janë shkencorë, analitikë dhe publicistikë autori ka bërë sensibilizimin e opinionit shqiptarë ne lidhje me disa çështje të cilat ose kanë qenë tabu apo të panjohura për opinionin e gjerë.
Autori librin e ka konceptuar në atë mënyrë që përbehet prej nëntë pjesëve të cilat paraqesin një unitet të qasjeve të autorit për hapësirën etnogjeografike shqiptare nga koha antike e deri në ditët tona.
Në këtë botim më vlerë autori ofron të dhëna më interes për hapësirën etnogjeografike shqiptare, duke theksuar se para Kongresit të Berlinit(1878), Shqipëria e kishte sipërfaqen 110.000km2, me popullsi kompakte shqiptare dhe më pakica kombëtare të parëndësishme. Kongresi i Berlinit u quajt nga rilindësit më të drejtë varrimi i Shqipërisë, por ky nuk kishte qenë ende varrimi i Shqipërisë, sepse pas atij kongresi jashtë Shqipërisë ngeli Kosova, ngeli Maqedonia, Çamëria, Grebeneja, Kosturi, dhe sundimi osman ishte i përkohshëm, kurse pushtimi nga fqinjët ishte i përhershëm.
Por, më 1913, kinse në luftën kundër turqve, me përkrahjen e Fuqive të Mëdha, këto toka u quajtën “turke” dhe hapësira etnogjeografike shqiptare u zvogëlua gjithnjë. Madje nëse analizohen të dhënat nga viti 1491 kur janë bërë regjistrimet e Ballkanit të pushtuar nga osmanët, në Ballkan del se janë mbi 266 mijë familje në trojet shqiptare, duke filluar nga veriu e deri në Artë. Në atë kohë ne kemi pasur popullatë më të madhe se grekët dhe territor më të madh se grekët e serbët, Shqipëria është rrudhur dhe është bërë mbi tre herë më vogël se çka qenë.
Delvina është i qartë ne konstatimet e tija kur cekën pa hezitim se duhet thënë e vërteta, duke u bazuar ne dokumentet e kohës pavarësisht se tash jemi ne rrethana të reja shoqërore dhe politike me fqinjët tanë. Andaj, me të drejtë cekët se nuk duhet heshtur për spastrimin etnik të territoreve shqiptare në shek. XIX, siç është rasti i 300.000 shqiptarëve të shpërngulur më dhunë nga Sanxhaku i Nishit, e po ashtu për historinë e Artës, të cilën grekët e morën pas 1878-ës, pastaj për Sulin etj. I brengosur për prezantimin dhe falsifikimin e të kaluarës sonë historike në tekstet shkollore tek fqinjët grekë, ai na ofron shembullin e suliotëve. Ato, thekson Delvina, grekët i kanë në çdo tekst shkollor, ku në to thuhet se suliotët janë hedhur nga shkëmbi i Zallongut për të ruajtur nderin. Këtë ngjarje heroike të vjedhur nga heroizmi shqiptar grekët e kanë kthyer nga vetja dhe i mbajnë si heroizmin më të madh të tyrin! S’ka tekst grek ku nuk figuron Marko Boçari, Bubulina etj. Ne ruhemi se mos na prishet politika me grekun. Ne duhet ta dimë se ç’na kanë marrë e ç’na kanë ngrënë vazhdimisht fqinjët tanë konstaton më të drejt Delvina.
Ne këtë botim më vlerë autori trajton ne detaje “Megaliidenë” si dhe sajesën e shovinisteve grek “Vorio Epir” e cila ka të bëj më pretendimet territoriale ndaj Shqipërisë së Jugut, duke dëshmuar në mënyrë shkencore për përkatësinë iliro-shqiptarë të Epirit. Ndërsa duke bërë fjalë për minoritarët grekë, ai me të drejtë konstaton se ata janë shumë vonë të pranishëm në territoret shqiptare, gjegjësisht janë ardhacakë, argatë të sjellë këtu në kohën e Ali Pashë Tepelenës dhe përbëjnë një enklavë në viset shqiptare.
Duke marrë kompleksin politik të grekëve për këto territore dhe ndaj popullatës shqiptare ortodokse, falsifikimi i të dhënave historike dhe i statistikave demografike kur bëhet fjalë për numrin e minoritarëve shqiptarë në Greqi dhe i minoritarëve grekë në Shqipëri është bërë detyrë patriotike dhe shtetërore numër një e shovinizmit grek. Nga ana tjetër me qellim heshtet numri i mbi dy milion arvanitasve ne Greqi.
Dhe në fund duhet thënë se një libër i tillë është i mirëseardhur jo vetëm për studiuesit dhe individët që iu intereson çështja kombëtare dikur dhe sot, por edhe për opinionin e gjerë. Botuesit shqiptarë mendoj se do të bënin një punë me vlerë nëse këtë botim do ta përkthenin në gjuhën angleze në tërësi apo në formë të sintetizuar, sepse vetëm ne këtë formë do të informojmë opinionin ndërkombëtar në lidhje me realitetin shkencor, me autoktoninë dhe vazhdimësinë historike iliro-shqiptare të kësaj pjesë të hapësirës etnogjeografike shqiptare. Të dhënat e ofruara ne saje të konsultimit të një literature selektive shkencore, hulumtimit të dokumenteve të trajtuar në sinkroni dhe diakroni bëjnë që libri “E vërteta mbi Epirin” të jetë një enciklopedi në vete për këtë regjion gjeografik i cili ka pasur një të kaluar të bujshme historike nga koha antike e deri në ditët tona. Dhe një libër të tillë ka mundur të na ofrojë vetëm Sh. Delvina i cili është padyshim studiuesi më i zellshëm dhe erudit i kësaj çështjeje në kohën tonë.
In memoriam
Sherif Delvina
(1932-2022)

Në Tiranë më 7 pill 2022, në moshën 90-vjeçare vdiq Sherif Delvina, historiani, studiuesi, përkthyesi, dramaturgu, intelektuali dhe publicisti i shquar, autor i disa botimeve shkencore nga fusha e historisë. Ai rridhte nga një familje e shquar intelektualësh dhe patriotësh, me ndikim në historinë e Shqipërisë. Si rrallë kush mblodhi dhe deshifroi e interpretoi harta të disa autorëve europianë nga antikiteti e dei në vitin 1913, kur më së gjysma e hapësirës etnogjeografike shqiptare nga vendimet e padrejta të Konferencës së Londrës iu dhuruan fqinjëve(sllavë e grekë).
Prof.Sherif Delvina është autor i 14 librave, 18 libra me bashkautorë, ndërsa ka publikuar me qindra artikuj e studime në shqip dhe në gjuhë të huaj.
Nga botimet veçojmë: E vërteta mbi Epirin(1999), Kosova një mit serb, apo një realitet historik shqiptar(2000), Mid`hat Frashëri: ministër fuqiplotë në Athinë,1923-1926(2002), Udhëtarët e huaj në Shqipëri-gjerë në fund të shekullit XIX nga Lumo Skendo(2012) etj.
Në nderim të autorit. më këtë rast po ribotoj recensionin për librin “E vërteta mbi Epirin”të shkruar në vitin 2004.
