Duam paqe

Qytetarët e Plavës kanë vendosur 55 dryna, të rrethuar me ngjyrën e bardhë që simbolizon paqen, në Urën e Pazarit, duke dhënë mesazhin e tyre për paqe.
Organizatoret e këtij aksioni simbolik ndërgjegjësues thonë se qëllimi i tij ishte për të dhënë mesazhin se edhe pse qytetarët e kësaj komune janë të harruar, duke u gjetur në një situatë shumë serioze dhe të ndjeshme, Plava dëshiron të japë mesazhin se “edhe ne jemi të gjallë, e përkrahim paqen në botë dhe shpresojmë që lufta në Ukrainë të ndalet sa më shpejt“.
Në shumë vende të botës, si pjesë e aktivizmit kulturor dhe urban, janë vendosur dryna në ura të qyteteve të ndryshme, duke u shndërruar më vonë në një atraksion të veçantë për shumë vizitorë.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat