Përpjekje për mundësinë e zgjidhjes së nevojës së banimit të punëtorëve të arsimit

Plavë – Komuna e Plavës do të bëjë përpjekje që edhe në periudhën e ardhshme të krijojë një ambient sa më të përshtatshëm për jetesë dhe punë në Plavë me rrethinë dhe t’i kontribuojë avancimit të kushteve të jetës dhe të standardit të qytetareve të vet, posaçërisht atyre roli i të cilëve është arsimues dhe të cilët merren me edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj, është konstatuar në takimin e kryetarit të Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, me përfaqësuesit e Kooperativës (kolektivit) banesor të punëtoreve të arsimit “Solidarno”.
Në emër të Komunës së Plavës, në takim kanë qenë të pranishëm edhe kryetarja e Kuvendit të komunës. Jasmina Cikotiq. dhe sekretari i komunës. Hasim Radonçiq, ndërsa në emër të punëtorëve arsimor, pos përfaqësuesve të Kooperativës banesore “Solidarno”, në krye me drejtorin Zoran Stanishiq, kanë marrë pjesë edhe mësimdhënësit, Igor Vukaniq, Allen Pejçinoviq, Ranko Bojoviq dhe Jasmin Metjahiq.
“Kuptojmë nevojën e ndërtimit të ndërtesës, e cila do të shërbente për zgjidhjen e nevojave të banimit të punëtoreve arsimor në Plavë, me të cilën do të sigurohej qëndrimi i njërit prej kategorive më vitale të shoqërisë sonë – punëtorëve të arsimit. Do të përpiqemi që të stimulojmë të gjithë ata të cilët punojnë në arsim dhe arsimohen për të gjitha profilet arsimore, të mbesin në komunën tonë, dhe t’i kontribuojnë edukimit të banorëve tanë. Kjo është njëra prej parakushteve të nevojshme që të vazhdojmë të zhvillohemi si bashkësi lokale dhe të mbesim të njohur me gjenerata të reja prosperitative”, ka theksuar kryetari Canoviq.
Drejtori i Kooperativës banesore “Solidarno”, Zoran Stanishiq, ka falënderuar komunën për gatishmërinë e mundësisë së plotësimit të kërkesave dhe nevojave të punëtorëve të arsimit dhe ka konfirmuar gatishmërinë që puna në këtë projekt të fillojë në afat sa më të shkurtër.
Në takimin në fjalë është folur edhe për mundësitë e ndërtimit të objektit të sipërpërmendur banesor, për çka obligimi i Komunës së Plavës do të ishte sigurimi i tokës (truallit) ndërtimor dhe lirimi nga pagesa e obligimeve komunale, derisa punëtoret e arsimit banesat do të mund t’i blejnë me çmim të ndërtimit.

Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat