Kurrikulat, metodata apo mjetet në mësimëdhenie sot në krahasim me dikur kanë ndryshuar. Kjo nuk kishte si të mos ndodhte po të marrim parasysh se jeta e çdo individi ndryshon me kalimin e kohës. Të mësuarit është qëllimi i mësimdhënies, aq sa mëson nxënësi, mësuesi ka sukses në punën e tij. Procesi i mësimdhënies zhvillohet kryesisht në klasë, e cila është një nga metodat tradicionale të mësimdhënies. Në klasë, nxënësit ulen dhe mësojnë përmbajtjen e ofruar nga mësuesit dhe zotërojnë njohuritë përmes praktikës. Në shkolla ende ndiqen metodat tradicionale të mësimdhënies: në metodat tradicionale të mësimdhënies, klasat kanë në qendër mësuesin. Mësuesit janë burimi kryesor i njohurive në metodën tradicionale të mësimdhënies. Ata marrin përgjegjësinë e shpërndarësve të njohurive, jo të lehtësuesve. Duke qenë se metoda tradicionale e mësimdhënies është e përqendruar tek mësuesi, kjo tregon mungesë bashkëpunimi dhe të marrjes së njohurive në grup te nxënësit. Mësuesit japin leksione dhe nxënësit i mësojnë. Në mësimdhënien tradicionale, motivi kryesor i mësuesve është të përgatisin studentët për provime, sesa t’i mësojnë ata dhe t’i bëjnë të kuptojnë konceptin dhe plan-programin. Nxënësit mësojnë vetëm të kalojnë provimin dhe të marrin rezultate të mira. Metodat tradicionale që janë në përdorim në arsim: mësuesit në mënyrën e shpërndarjes së njohurive, metodat e të folurit dhe të recitimit, mungesa e bashkëpunimit dhe mësimit në grup, theks më i madh mbi ekzaminimet dhe rezultatet, sesa të kuptuarit e koncepteve, etj.
Sot skenari i klasës ka ndryshuar, nxënësit nuk po trajtohen më si audienca e synuar, përkundrazi marrin pjesë aktive në klasë dhe në mësim. Mësuesit i lejojnë ata të flasin dhe të bëjnë pyetje për atë që mësojnë. Pra janë pjesëmarrës aktivë në klasë dhe jopasiv. Metodat moderne në përdorim në arsim: klasa të drejtuara nga teknologjia, vlerësim gjithëpërfshirës i vazhdueshëm, të mësuarit e bazuar në kërkim, theksimi i të kuptuarit të koncepteve, lidhja e kurrikulës me jetën, theksimi në ndërtimin e aftësive jetësore dhe vlerave, të mësuarit në bashkëpunim, të mësuarit veçmas, laboratorë të të mësuarit dhe të nxënit të bazuar në aktivitet, të nxënit ndërdisiplinor, dixhitalizimi në mësimdhënie, vlerësimi i të nxënit dhe komentet,të nxënit në bashkëpunim, udhëzim i diferencuar, klasa e përmbysur,të nxënit bazuar në problem, etj.
Nga ana tjetër, përvëç librit shkollor dhe mësuesit, sot nxënësit kanë si mjete shtesë teknologjinë dhe internetin i cili hapet si një dritare për burim shtesë të dijes po njëkohësisht edhe ndodhë që shumë burime nga interneti nuk janë të sakta. Është e rendësishme që të nxirret ajo pjesë e dijes që është e verifikuar si e saktë. Teknologjia, natyrisht, nuk mund të zëvendësojë mësuesin edhe pavarësisht sasisë së kohës që shumica e nxënësve shpenzojnë ngjitur pas një ekrani, mësimi virtual nuk do të rikrijojë kurrë lidhjen mësues-nxënës. Asnjë ish-nxënës nuk i ka dërguar ndonjëherë një letër të përzemërt një kompjuteri vite pas mbarimit të shkollës për ta falënderuar që kaloi atë milje shtesë për t’i sjellë ata atje ku janë sot! Por, kur bëhet fjalë për debatin e vjetër mbi arsimin modern, a është vërtetë i nevojshëm konflikti?
Realiteti është se përparimet në teknologjinë arsimore nuk kanë të bëjnë me zëvendësimin e mësuesve, apo edhe me metodat tradicionale të mësimdhënies. Në vend të kësaj, shumë nga metodat moderne të mësimdhënies së sotme janë thjesht një evolucion i teknikave më të vjetra. Disa mendojnë se çdo risi në sistemin tradicional të mësimdhënies janë të panevojshme, pasi mund t’i shpërqendrojë nxënësit nga ajo që duhet të bëjnë realisht gjatë studimeve. Sigurisht, kjo tezë mund të konsiderohet si e vërtetë. Por prapëseprapë, ne jetojmë në një botë teknologjishë me rritje të shpejtë dhe ndryshimesh të vazhdueshme, kështu që pse procesi arsimor duhet të mbetet i pandryshueshëm, pa mundësi vetë-edukimi shtesë?! Përgjigja është e qartë. Sistemi arsimor modern ka nevojë për ripërtëritje në metoda, përdorim dhe kuptim të konceptit të edukimit bashkëkohor që duhet të korrespondojë gjithmonë me nevojat e brezit.
Donika Lulgjuraj
