Plavë – Me rastin e implementimit të projektit Arsimimi i qytetarëve (civilëve) në Mal të Zi, (Montenegro Civic Education Project, MCEP), kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, të enjten më 13.3.2022, ka biseduar me drejtorin e përfaqësisë PH International për Mal të Zi, zotërinë Sllagjan Petkoviq dhe koordinatoren e programit MCEP, zonjën Amella Kovaçeviq – Kallender.
Kryetari i komunës ka shprehur kënaqësinë për faktin se ky program do të realizohet edhe në Plavë, duke pasur parasysh të dhënën se përfshin edukimin e të rinjve, përmirësimin e punës së policisë në bashkësi dhe promovimin e arsimimit të qytetarëve, si dhe fushat mjaft të rëndësishme të cilat mund t’i kontribuojnë zhvillimit të bashkësisë lokale.
“Përkushtimi ynë ndaj të rinjve, si një prej kategorive më qenësore të shoqërisë dhe përcaktimit që për ta të krijojmë kushte më të mira jetësore në Plavë, që janë në harmoni me qëllimet e tij, në mënyrë jashtëzakonisht serioze të projektit të koncipuar, i cili besoj se do të realizohet në kënaqësi, në radhë të parë të të rinjve, e më pas edhe të pjesëmarrësve të tjerë të grupeve qëllimore, si dhe të gjithë neve të cilët në një mënyrë jemi partnerë në zbatimin e tij”, ka thënë kryetari Canoviq.
Ai në vazhdim ka theksuar se Komuna e Plavës mbështet të gjitha nismat të cilat vijnë nga sektori civil dhe organizatat ndërkombëtare, e janë të destinuara banorëve lokal, dhe i kontribuojnë forcimit të vetëdijes së qytetarëve dhe fuqizimit të individëve dhe shoqërisë në tërësi.
“Ky projekt posaçërisht është i rëndësishëm për shkak se afirmon sundimin e të drejtës. Është e dëshirueshme që qytetarët tanë të kenë spektër sa më të begatë mundësish për zhvillim, përsosje dhe edukim. Jemi të hapur për të gjitha aktivitetet, të cilat nxisin bashkëpunimin e dialogun dhe janë të orientuara kah qytetarët”, ka veçuar Canoviq.
MCEP zbaton përfaqësinë PH International në Mal të Zi, kurse e financon Qeveria Amerikane – Byroja për punë ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe të zbatimit të ligjit (INL). Qëllimi i projektit është që t’u ofrojë përkrahje bashkësive lokale në Mal të Zi, posaçërisht të rinjve që t’i kuptojnë më mirë të drejtat dhe detyrimet e veta ndaj ligjit, të ngritin vetëdijet mbi krimet të cilat i godisin ata dhe të ndërtojnë besueshmëri më të madhe në mes të bashkësive dhe profesionistëve të angazhuar në zbatimin e ligjit.
Takimi ka qenë rast për këmbim mendimesh për bashkëpunim të mëtejmë në projektin e arsimimit të qytetarëve dhe të aktiviteteve të përbashkëta në Komunën e Plavës.
Sh. Hasangjekaj