Tuz – Posta e Malit të Zi ka hapur zyrtarisht të hënën, më 14 mars 2022, sportelin e saj në godinën e Komunës së Tuzit.
Në njoftimin për opinion të Postës së Malit të Zi, thuhet se në hapjen solemne morën pjesë drejtori ekzekutiv i Postës së Malit të Zi, Dragan Tufekxhiq, kryetari i Bordit të drejtorëve të Postës, Igor Bullatoviq, kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe kryetari i Kuvendit të komunës, Fadil Kajoshaj.
“Në një atmosferë të këndshme, bashkëbiseduesit kanë shprehur kënaqësi të dyanshme, duke konstatuar se sporteli i Postës do t’u lehtësojë dukshëm procedurat qytetarëve të Tuzit. Përdoruesit tonë, do të mund të kryejnë pagesat e domosdoshme në vend, dhe në këtë mënyrë të kursejnë kohën e tyre. Se e kemi në vend të parë kënaqësinë e përdoruesve tonë, dëshmon edhe fakti se ne në mënyrë progresive kemi filluar me procesin e hapjes së zyrave, të adaptimit dhe modernizimit të tyre, dhe kështu në një afat mjaft të shkurtër kohor, pas hapjes së zyrave në Podgoricë dhe Budvë, sot edhe banorëve të Tuzit ua kemi lehtësur qasjen në shërbimet tona”, theksohet në këtë njoftim.
Nga Posta e Malit të Zi më tutje kanë njoftuar se me këtë praktikë do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, duke përfshirë të gjitha rajonet e Malit të Zi.
Orari i punës së Postës 81206 – Tuz, do të jetë nga e hëna në të premte, nga ora 8 deri në orën 16.
t. u.