Plavë – Me donacionin e vlershëm 2000,00 euro, Banka NLB, filiali në Beranë, ka mbështetur projektet e Shtëpisë së shëndetit në Plavë, me qëllim që pacientëve të saj – të sëmurëve kardiovaskularë, t’u ofrojë trajtimin adekuat mjekësor.
Mjetet e donuara, banka i ka orientuar për blerjen e EKG aparatit digjital më bashkëkohor, i cili do të mund të mundësojë zbulimin e hershëm me atë edhe mjekimin (kurimin) e suksesshëm të sëmundjeve kardiovaskulare.
Ky aparat i serisë më të re prodhuese mund të lidhet me llogaritës elektrik dhe llap top, dhe është i përshtatshëm për institucionet të cilave u është e nevojshme baza e pacientit me EKG incizime fotografike për përcjellje më të lehtë gjatë periudhës më të gjatë kohore. Edhe një përparësi e EKG aparatit digjital 12 kanalesh, është ajo që mund të rrjetësohet në rrjetin lokal, ashtu që mjeku nga zyra (ordinanca) e vet mund të vëren EKG incizimin e kryer.
Sëmundjet kardiovaskulare, janë shkaku më i shpeshtë i vdekjes në botë, por edhe te ne, ashtu që preventiva është diagnostikimi i hershëm dhe mjekimi adekuat i kësaj sëmundje me rëndësi vendimtare për jetë dhe shëndet normal të njeriut. Ultrazëri i zemrës, është hapi i parë kah zemra e shëndoshë dhe enët e gjakut.
Fakti se Shtëpia e shëndetit në Plavë nuk ka disponuar me EKG aparat të rregullt, ka treguar në nevojën urgjente, që këtij institucioni t’i ndihmohet, e që e ka përcaktuar Banka NLB, që të sigurojë mjetet për blerjen sa më të shpejtë të aparatit në fjalë, me qëllim që pacientëve me sëmundje kardiovaskulare nga komunat e Plavës dhe të Gucisë t’u ofrohet trajtimi adekuat mjekues.
Donacioni Shtëpisë së shëndetit në Plavë, paraqet edhe një dëshmi të orientimit dhe përkushtimit afatgjatë të bankës bashkësisë lokale dhe përmirësimit të cilësisë së jetës të të gjithë qytetarëve të saj.
Sh. Hasangjekaj
