Federata Ndërkombëtare Skyrunning (ISF), Gucinë, Bjeshkët e Nëmuna dhe Malin e Zi i ka renditur pjesë të Ligës botërore të Skyrunning-ut në Kampionatin “VK OPEN” nën kategorinë Vertical Kilometer®.
Kampionati “VK OPEN 2022” përbëhet prej tetë vrapimesh, si dhe prej finales së madhe, të sistemuara në shtatë shtete: Brazil, Kil, Mal të Zi, Portugali, Spanjë, Bullgari dhe Itali.
“Të gjithë ata të cilët i joshin (tërheqin) vrapimet në terrenet e larta dhe të rrëpishme, siç janë Bjeshkët e Nëmuna, i njoftojmë se gara e vrapimit në Guci është e planifikuar më 14 gusht 2022, në luginën atraktive glaciale Grebajë në gjatësi prej 3,5 km dhe në një ngjitje prej 1100 metrash e cila është edhe lartësia më e madhe nga të gjitha tetë vrapimet e garave të planifikuara të kampionatit të sipërpërmendur. Përveç vrapimit ‘Vertical Kilometer’, do t mbahen edhe dy vrapime të tjera: ‘SkyRace®‘ në gjatësi 30 kilometra me 2140 metra ngjitje plus diferenca në lartësi dhe ‘SkyUltra®’ në gjatësi 50 kilometra dhe në ngjitje 4400 metra plus në diferencë lartësie.
Shfrytëzoj rastin të ftoj të gjithë dashamirët e natyrës dhe sportit të vizitojnë Bjeshkët e Nëmuna dhe të marrin pjesë në këtë ngjarje spektakulare e mallëngjyese”, ka deklaruar drejtori i Organizatës turistike të Gucisë, Z. Irfan Radonçiq.
Në “Skyrunning Bjeshkët e Nëmuna 2021”, që është mbajtur vitin e kaluar, kanë marrë pjesë më se 300 garues nga 18 shtete dhe është ndër Outdoor eventet më të mëdha në Mal të Zi.
Sh. Hasangjekaj