Çmimi “15 Dhjetori” i jepet Sead Gjokajt

Tuz – Komuna e Tuzit me një ceremoni solemne të organizuar në QKI “Malësia”, shënoi 15 Dhjetorin- Ditën e Çlirimit të Tuzit.
Në njoftimin për media të Komunës së Tuzit thuhet se në këtë solemnitet morën pjesë personalitete nga politika, biznesi, institucionet shtetërore dhe përfaqësues të institucioneve fetare.
“Kujtojmë sakrificën dhe mundin e atyre që luftuan për çlirimin e qytetit tonë”, theksojnë nga Komuna e Tuzit.
Gjatë këtij solemniteti është bërë edhe ndarja e “Çmimit 15 Dhjetori”, i cili këtë vit iu nda z. Sead Gjokaj, për arritjen: “Mbi angazhimin për hartimin e monografisë së artistit Gjelosh Gjokaj, si redaktor dhe organizator, si dhe promovimi i karakterit dhe veprës së tij në të gjithë Malin e Zi dhe rajonin”.
Me rastin e 15 Dhjetorit, nënkryetari i Komunës së Tuzit, z. Haris Ramoviq, ka vendosur kurorë lulesh tek busti i heroit “Mahmut Lekiq” dhe tek monumenti i “Ushtarët e rënë”, në Cem të Rakiqit.
Nga Komuna e Tuzit kanë uruar të gjithë qytetarët me rastin e 15 Dhjetorit- Ditës së Çlirimit të Tuzit e gjithashtu edhe z. Sead Gjokaj i kanë uruar suksese në veprimtarinë e tij.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat