Muaji i aktiviteteve të ndryshme

Tuz – Komuna e Tuzit, javën e kaluar për të dytin vit me radhë, hapi Pazarin e Dimrit në Tuz, një manifestim i cili është i gërshetuar me një sërë aktivitetesh argëtuese dhe zbavitëse.
Natën e parë të hapjes së këtij aktiviteti, publiku i pranishëm (fëmijë dhe të rritur) patën mundësinë të argëtohet, të shijojnë pije e ushqime të ndryshme, dhe punime artizanale të vendosura mu në parkun e qytetit.
Ndërkaq, një natë më vonë, publikun e argëtoi me performancën e tij, Ilijard Shaba, mjeshtër i violonçelos.
Nga Komuna e Tuzit kanë njoftuar se përgjatë gjithë javës, e deri në fund të muajit dhjetor, do të organizohen aktivitet të ndryshme kulturore e zbavitëse.
Pazari i Dimrit në Malësi qëndron i hapur nga e hëna në të premte, nga ora 16 deri në orën 23, kurse fundjavave nga ora 12 deri në orën 23 të mbrëmjes. Pazari i Dimrit në Malësi, do të zgjasë deri më datën 2 janar të vitit 2022.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat