Plavë – Organizata Zuristike e Plavës në bashkëpunim me Organizatën Nacionale Turistike të Malit të Zi, të martën (më 7 dhjetor), priti grupin e turoperatorëve nga Sllovenia.
“Mysafirëve nga Sllovenia mike, ua kemi prezantuar Liqenin e Plavës, njërin ndër potencialet tona natyrore-turistike, Kullën e Rexhepagiqëve, si muze me rëndësi etnokulturore, në hotelin “Elan”, kanë provuar ushqimet tona tradicionale vendore, ndër të cilat edhe prodhimet nga boronica, sipas së cilës treva jonë është e njohur, ndërsa për shkak të sasisë së madhe të borës nuk ka qenë e mundur vizita e liqeneve bjeshkore – Hridit dhe Visitorit, si dhe i ca horizonteve të tjera në viset bjeshkore. Mirëpo lidhur me ato, ata i kemi furnizuar me material promotiv, kurse udhërrëfyesit (prijësit) lokal bjeshkor, Ahmet Rekoviq dhe Enes – Enko Dreshkoviq, nga Liqeni i Plavës ua kanë prezantuar Bjeshkët e Nëmuna dhe potencialet e tyre turistike”, është shprehur në deklaratën për media drejtoresha e Organizatës Turistike të Plavës, Samira Canoviq.
Ndërkaq, kryetari i Klubit Bjeshkor-Sportiv “Hrid” dhe njëherazi udhërrëfyesi i viseve alpine, Enes Dreshkoviq, në prononcimin për media ka theksuar: “Vizitën e ca turopruesve nga Sllovenia, e kemi shfrytëzuar që t’i njoftojmë me potencialet tona natyrore dhe me mundësitë që ofrojmë. tradicionalisht, sllovenët janë miqtë dhe vizitues të shpeshtë të Bjeshkëve të Nëmuna, kështu që presim se në periudhën e ardhshme të vijnë shumë grupe turistësh dhe alpinësh. Duhet të pranojmë, por edhe të lavdërojmë se kjo është hera e parë që Organizata Nacionale Turistike e Malit të Zi, organizon dhe sjellë grupe të rëndësishme vizituesish në Bjeshkët e Nëmuna. Falënderim të posaçëm ia kemi borxh zonjës Vesna Kalleziq, nga Organizata NacionaleTuristike e Malit të Zi, për realizimin e organizimit të vizitës së mysafirëve nga Sllovenia”, u shpreh ai.
Sh. Hasangjekaj