Prishtinë – Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, dhe sekretari Lindon Gjelaj, kanë zhvilluar të enjten në Prishtinë një takim pune me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Hajrulla Çeku.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Nika ka njoftuar se në takim kanë shprehur kërkesat e tyre për nevojën e bashkëpunimit, koordinimit dhe mbështetjes institucionale për projekte dhe aktivitete konkrete.
“Veçuam nevojën e mbështetjes për librin dhe botimet në gjuhën shqipe, qarkullimin e ngjarjeve kulturore që shfaqen në Kosovë e Shqipëri edhe në trevat shqiptare në Malin e Zi (shfaqje teatrale, promovime, ekspozita, shfaqje të Ansamblit Kombëtar etj.), projekte për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve në Mal të Zi”, ka shkruar ai.
Në njoftimin e MKRS-së thuhet se ministri Çeku ofroi përkrahje dhe bashkëpunim të plotë për projektet kulturore që janë në interes të shqiptarëve në shtetin fqinj.
(Kohapress)
