Tuz – Ambasadori i Republikës së Sllovakisë në Mal të Zi, z. Boris Gandell ka vizituar Komunën e Tuzit, ku është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Tuzit dhe nga kryetari i kuvendit, z. Nikë Gjeloshaj dhe z. Fadil Kajoshaj.
Në këtë takim, siç theksohet në faqen zyrtare të fajsbukut të Komunës së Tuzit, është diskutuar mbi prioritetet dhe projektet zhvillimore që Komuna e Tuzit planifikon për vitin e ardhshëm, dhe për investime të cilat janë realizuar deri më tani.
Ambasadori i Republikës së Sllovakisë në Mal të Zi, z. Boris Gandell e ka falënderuar kryetarin e Komunës së Tuzit, z. Nikë Gjeloshaj për mikëpritjen, dhe e ka përgëzuar atë për, siç thuhet, punën e vazhdueshme në zhvillim të vendit, duke u zotuar se ai do të angazhohet në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Kjo është hera e parë që ambasadori Boris Gandell viziton Komunën e Tuzit.
t. u.
