Mirë të gjejmë një zgjidhje për të mos humbur kohë

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe kryetari i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, ka folur për mundësinë e krijimit të një qeverie të re, duke deklaruar se qëndrimet e kësaj force politike janë të thjeshta.
Ai ka thënë se Fronti Demokratik (DF) i ka akuzuar gjatë gjithë kohës se nuk janë pro riorganizimit të Qeverisë dhe “tani kanë ardhur në atë që kemi thënë”.
Abazoviq ka thënë se do të ishte mirë që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje, sepse duhet të miratohen ligje shumë të rëndësishme.
“Unë e respektoj qëndrimin e DF-së, sepse ne jemi këtu nëse duhet të ulemi për të rënë dakord. Dhe ata erdhën në atë që thamë. Qëndrimi ynë ishte i qartë më parë. Do të ishte mirë të gjejmë një zgjidhje për të mos humbur kohë. Unë e mbështes. Për ta zgjedhur një qeveri të re, dikush duhet ta rrëzojë atë ekzistuese. Nuk e di nëse kolegët e mi janë të gatshëm të shkojnë për të”, tha ai.
Duke komentuar seancën e Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, zëvendëskryeministri i Malit të Zi ka thënë se nuk ka shumë risi për çështjen e Cetinës.
“Ne presim që prokuroria ta bëjë punën e saj”, ka thënë ai.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat