Institucioneve shëndetësore në Beranë, Plavë dhe Guci u ka dhuruar pajisje medicinale

Beranë /Plavë/Guci – Rrjeti i CARITAS-it në Mal të Zi, të enjten, më 21 tetor 2021, ka dhuruar pajisje të vlershme medicinale Spitalit të përgjithshëm në Beran, Shtëpisë së shëndetit në Plavë dhe Stacionit shëndetësor në Guci, thuhet në komunikatën për media nga kjo organizatë.
Vlera e tërësishme e pajisjes së dhuruar Spitalit të përgjithshëm në Beran, është 12.206 euro, kurse ato të Shtëpisë së shëndetit në Plavë dhe të Stacionit shëndetësor në Guci, 4.566 euro.
Pajisja e dhuruar është përbërë prej: aparatit EKG, pompave për infuzion, laringoskopit, oximetrave pulsiv dhe termometrave jokontaktues, në mënyrë që pacientëve t’u mundësohet mjekimi më i mirë në institucione e përmendura shëndetësore.

Sh. H.

Të fundit

më të lexuarat