Tuz – Poeti i madh kombëtar, at. Gjergj Fishta është përkujtuar në 150-vjetorin e lindjes së tij nga dy grupet letrare të Shkollës së Mesme të Përzier, 25 “Maji” në Tuz: “Historianët e rinj” dhe “Jehona”, të cilët organizuan një aktivitet letrar.
Me këtë rast, nxënësit nga këto dy grupe letrare përpara të pranishmëve shpalosën një biografi të at. Gjergj Fishtës, duke vijuar me analizimin e disa prej veprave të tij, me theks të veçantë- aktivitetin politiko-shoqëror të Fishtës, si dhe u recituan disa nga vargjet e tij.
Ky aktivitet përfshiu një prezantim lidhur me rininë e Fishtës, krijimtarinë letrare të tij dhe poezi.
Pjesëtarët e këtyre dy grupeve letrare të cilat janë mjaft aktive në shënimin e datave të ndryshme historike kur bëhet fjalë për çështjen kombëtare, nuk anashkaluan as kontributin që ka dhënë Fishta, pikërisht për çështjen kombëtare, si dhe rëndësinë e madhe që pati veprimtaria shumëdimensionale e At. Gjergj Fishtës.
Ndërkohë, nxënësit kanë vijuar aktivitetin letrar duke recituar disa poezi lidhur me veprimtarinë politike të Fishtës.
t. u.