Guci – Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Drejtorisë për sport dhe të rinj në Mal të Zi, dr. Marko Begoviq, të hënën, më 11 tetor, në zyrën e këtij institucioni publik në Podgoricë, është takuar me kryetaren e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, me ç’rast është arritur marrëveshja për hapjen e Qendrës së rinisë në Guci, si dhe mbarështrimi i përmbajtjeve bashkëkohore për popullatën rinore të kësaj komune.
Rëndësia e rajonit të Veriut në Mal të Zi për zhvillimin e sportit dhe rinisë, si dhe mundësia e rastësishme e përkrahjes së Drejtorisë për sport dhe të rinj, rajonit të përmendur malazez, në pjesën e cila paraqet domenin e kompetencave të institucionit të përmendur, kanë qenë temë e takimit dypalësh.
Zotëri Begoviq me këtë rast, ndër të tjera, ka theksuar: “Rajoni i Veriut të Malit të Zi, posaçërisht është i njohur me begati dhe atraksione sportive, i cili meriton të vlerësohet në mënyrë të drejtë. Si të rinjve, ashtu edhe sportistëve në rajonin e përmendur ua kemi borxh të jenë të prezantuar në mënyrë shumë më të mirë sesa kanë qenë deri më tani. Dua të dinë që dyert e dikasterit në krye të të cilit jam, përherë të jenë të hapura për ta, dhe se do të angazhohem që vazhdimisht ata të jenë të kënaqur me qëndrimin e drejtorisë kah ata. Pikërisht mu për këtë shkak e kam ftuar znj. Çekiq që t’ia bëjë me dije gatishmërinë e Drejtorisë të rinjve dhe sportistëve të Komunës së Gucisë për marrëveshjen e sipërpërmendur”.
Në takimin bilateral është arritur marrëveshja e hapjes së Qendrës së rinisë dhe e mbarështrimit të përmbajtjeve bashkëkohore për popullatën rinore të kësaj komune në veri-lindje të Malit të Zi.
Sh. Hasangjekaj