
Jeta është një libër i pashkruar. Kërkesat për jetë fillojnë që në fëmijëri, që nga hapat e parë që bënë në këtë botë. Kujdesin në fillim e merr nga prindërit, e më vonë ato duhet t’i siguroj vetë. Përveç anës materiale (bukës) ata kanë nevojë edhe për gjëra si dashuri dhe përkujdesje që ata të rriten si individë me identitet dhe moral që të krenohen jo vetëm prindërit por edhe shoqëria.
Nënë kam etje, dua të ha, dua të pi , kam ftoftë, më është thyer zemra, jam sëmurë, nënë o nënë ! I thërret fëmija, i riu, I braktisuri , plaku që rënkon në çaste hidhërimi e gëzimi. Në çdo gjuhë të botës ajo është fjala e parë dhe me e dashur që njeh njerëzimi. Mirëpo, nëna është një titull , një mision . e mbi të gjitha një mesazh jete, buzëqeshjeje e gëzimi.
Një nënë me gjak shqiptari që do lindej trupvogël e imët dhe shëndetligë, do të vinte një ditë që të falte dashuri ndaj gjithë botës. Nënë Tereza është sinonimi i të gjitha nënave të botës që u përpoq të pakësojë dëshpërimin e madh të kësaj botë të vuajtur
Një nënë me gjak shqiptari që do lindej trupvogël e imët, dhe shëndetligë do të vinte një ditë që të falte dashuri ndaj gjithë botës. Nënë Tereza është sinonimi i të gjitha nënave të botës që u përpoq të pakësojë dëshpërimin e madh të kësaj botë të vuajtur. Ajo në jetën e saj u mundua që sadopak të zbus këtë uri që më tepër kishte kap pjesën e Afrikës. Në botë thoshte, -ka tepër tmerr , tepër luftëra . Këto dukuri nuk do ti largojmë as me bomba as me ndonjë armë tjetër që shkatërron. Këtë mund të arrijmë vetëm me dashuri, më gëzim e paqe. Dashuria është pasuria me e pashfrytëzuar që kemi.
Njerëzimit iu kushtua duke falur zemrën, mendjen, fjalën, frymën dhe jetën e saj. E kush tjetër përveç Gonxhja e Shqipërisë do e bënte këtë veçse LULJA E NJËRZIMIT , e cila erdhi në këtë botë si një lule për ti sjellë AROMË DASHURIE gjithë botës. Nëna Tereza është poezia e jetës, poezia e njerëzve të varfër dhe të braktisur, është sinonimi ynë.
