Përfundon me sukses edhe një projekt

Guci – Pas përfundimit të suksesshëm edhe të një projekti, Komuna e Gucisë para pak ditësh, Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit ia ka dorëzuar pajisjet gjegjëse të siguruara përmes projektit “Avancimi i kapaciteteve teknike të shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit në Guci”, e financuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi.
“Përmes këtij projekti të vlershëm 9.900 euro, Komuna e Gucisë për shërbimin e mbrojtjes dhe shpëtimit ka blerë: tetë radiosistemet, rrobat e specializuara, veglat e shpëtimit, barkë gome, pajisje medicinale, çizme gome, etj., me çka është ngritur niveli i gatishmërisë operative me rastin e reagimeve (intervenimeve në rastet e tërmeteve, shpëtimeve nga rrënojat, zjarreve pyjore, përmbytjeve (vërshimeve të lumenjve), kërkimeve të malorëve dhe intervenimeve të ndryshme. Po ashtu, janë realizuar aktivitetet në ngritjen e vetëdijes të të rinjve, she dhe të opinionit të gjerë mbi rëndësinë e mbrojtjes nga përmbytjet dhe zjarret”, thuhet në komunikatën e Komunës së Gucisë.

Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat