Në Komunën e Gucisë është mbajtur aksioni i pastrimit të brigjeve të lumenjve

Guci – Në kuadër të Ditës ndërkombëtare të pastrimit të brigjeve, Komuna e Gucisë ka koordinuar me aksionin e pastrimit në fjalë, në organizim të Zero Waste Montenegro.
Aksioni i sivjetmë mbahet për të pestën herë me radhë. Me rastin e këtij aksioni janë pastruar dy lokacione, Krojet e Ali Pashës dhe bregu i Lumit Grnçar, nga të cilat janë grumbulluar 525 kilogram mbeturina.
Përveç Komunës së Gucisë, në aksion kanë marrë pjesë edhe Shkolla fillore “Xhafer Nikoçeviq”, Klubi i volejbollit të femrave (ŽOK) “Grebaje”, Organizata Turistike e Gucisë, Shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit, Qendra për kulturë, Ndërmarrja SHPK “Veprimtaritë komunale” dhe Grupi i qytetarëve.

Sh. H.

Të fundit

më të lexuarat