
Unë jam femër … Reticensë që në fjalinë e parë . A do ta kuptoni se çfarë dua të them?! Duhet të tingëllojë paksa feministe por a nuk duhet të jesh dhe ti, të cilit, rreshtat e mi të radhiten para syve. Mos feminizmi të ul burrërinë e një mentaliteti që është i cekët për të kuptuar se feministët mbrojnë barazinë, mbrojnë gjysmën tjetër në këtë botë.
Unë jam femër dhe Unë ngrihem lart, poezia e Maya Angelou më rrjedh në buzë. Vargje kryevepër që ndoshta rinia ime nuk m’i lejon t’i prodhoj por në ato vargje mund të shoh filozofinë e jetës së një femre , se si një grua ka mbijetuar në brishtësinë e saj , për të gjetur forcën që të përballet me delikatesën e gjinisë së saj. E re dhe me plot ëndrra. Ndonjëherë duket mallkim të jesh femër, e ndonjëherë bëhesh e verbër dhe i bashkohesh të verbërve të tjerë që nën thundrën e vargonjve të tyre të prapambetur , kanë harruar të ta përforcojnë se ti je e mbetesh Magji. Je e brishtë por jeta rrjedh prej teje. A ka arsye më të fortë për të besuar te kryet e tua dhe kur mundohen të të përbaltin. Je përpjekur gjithmonë më fort dhe sakrificat e tua janë më të fuqishme se ti bëhesh Nënë. Je fjala e parë që mëson çdo fëmijë. Ti ngrihesh lart dhe nuk bie kurrë poshtë. Mos vallë guximi im i tepërt të trishton?? Atëherë dije se e tillë do të jem gjithmonë. Ballëlartë dhe krenare , e pashtypur dhe e vendosur… Stuhisë që më lëshojnë sytë , të ftoje ti bëj ballë. Nuk do të lëndoj kurrë.. Duart e mia janë duart e një nëne që përkëdhelin e rrisin një fëmijë. Unë jam forca që ty të shteron… Ashtu si rrezet e hënës dhe diellit që në valët e tyre kanë përpikëri..
Jam femër që mund të nxis luftëra si atë të Trojës , jam muzë që frymëzoj piktorët, poetët, muzikantët, skulptorët e artistët. Jam femër vajzë e dikujt, bashkëshorte e dikujt, nënë e dikujt në të ardhmen . Jam femër që kërkon të jetoj jetën ashtu siç dua ta jetoje, jo siç e dikton shoqëria , përherë në kërkim të lirisë, personalitetit, të vërtetës dhe të drejtave të mia themelore.
E bukur kjo sipër, apo jo? E prapë jemi aq larg një realiteti!!!!!
Çfarë doni më? Të drejtën e votës e keni ? Shkollimit ? Punës ? Edhe të drejtën fjalës e keni? Çfarë ju ka mbetur më a veç me sha burrat ?E ata janë bijtë tuaj, vëllezërit , burrat, e baballarët tuaj.
Hipokrita!!!! Pikërisht nga tipat, si ju ku ne duhet të gjejmë strehimin e sigurinë ne kemi frikë me dal në rrugë kur jena veshur në mënyrën “provokative e ekstreme” sipas jush!!!
Unë protestoj ha-ha-ha! Tufë delesh e injorantësh, protestojke ti deri kur ? Dy a tri ditë e pastaj prapë hesht ? Po po proteston me një foto “unë protestoj” prapa ekranit të celularit ulur në divan në shtëpi. Protestoke ti?! E disa si ti! Që keqtrajtojnë tjetrin jo vetëm me dhunë fizike por edhe më atë psikike” i paska lind vajzë filanit , mbylle çka din ti se je vajzë? Qepe se asht marre me i thanë ato fjalë një Vajzë?! Ti je vajzë e ai asht djalë?!!!
Protestoni ju te tanë e një M të madh bëni!!!!
E çka më duhet mua protesta juaj ?!!!! Mos më kthen gjë në jetë prapë?! Se ju këtu më kishit e nuk më mbrojtët?!!!! Që nga institucionet përkatëse , shteti e lënë ma shoqëria!!!! E në vend që me më marrë mua në mbrojtje morët në mbrojtje dhunuesin!
Dje ishte ajo , sot je ti, e nesër ndoshta unë. E ju vazhdoni protestat 2-3 ditësh sa të më fusin nën dhe, pastaj heshtin prapë sa t’i vijë radha tjetrës! Pastaj bërtitni prapë me tërë zërin që keni në PROTESTË dhe kaq!!!!
Unë protestoj çdo ditë!! Protestoj duke u mirëmbajtë fizikisht mendërisht e shpirtërisht. Duke u folur vajzave e grave të tjera se kurrë nuk është vonë me ëndërrua e me i bë ëndrrat realitet dhe se mundeni me arrit majat e suksesit. Unë festoj me to për çdo arritje të tyre të vogël , nuk i përgojoj pas shpinës, e as nuk i shoh si konkurrencë. Përkundrazi u them ecni me kokën lart se keni arritur aty ku jeni veç fal fuqisë suaj si femër. U jap krahun kur kërkojnë veç dorën. E di që me vite jena gatuar me brumin e durimit . Por durimi ndaj dhunës e diskriminimit nuk është zgjidhje.
Mësoni bijën, motrën, shoqen tuaj “ se nuk ekziston kush në Univers që guxon me u cenua lirinë! Jo vetëm lirinë e fjalës e mendimit, veprimit , por edhe të jetës”! Mësoje djalin t’i respektojnë si qenie njerëzore.
Dhe derisa kjo liri të jetë tamam liri, unë do vazhdoj edhe vetme të P-R-O-T-E-S-T-O-J.
