Falë entuziazmit të madh të doktoreshës Valentina Kaliniq, interniste, endokrinologe dhe kryetare e OJQ “ Rrethi i Kaltër” edhe këtë vit në Tivar u hap Kampi për personat e prekur me diabet, me moton “Mbështetja e pacientit”. Kampi i dhjetë – jubilar edukativ për diabetikët u hap nga Dr. Snezhana Vujosheviq, pjesëmarrëse e tij që në fillim.
Doktor Igor Galiq, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik, ka theksuar se njerëzit me diabet janë të ekspozuar ndaj rrezikut më të madh shëndetësor nga epidemia e koronavirusit. Kjo është arsyeja pse ata duhet të jenë ndër të parët që marrin vaksinën, tha Dr. Galiq, dhe falënderoi Dr. Valentina Kaliniq për përkushtimin dhe energjinë e saj që ajo investon në përmirësimin e shëndetit dhe sistemit shëndetësor
Ajo nënvizoi se motoja e saj e jetës është këmbëngulja dhe durimi. “Njerëzit që armatosen me këtë gjithmonë fitojnë dhe me mbështetje ata mund të kapërcejnë të gjitha pengesat,” tha doktoresha Vujoseviq, e cila në hapje lexoi një letër përshëndetëse të mjekut të famshëm, Prof. Dr. Bozhidar Bojoviq i cili është në dekadën e tij të nëntë. Për shkak të rezultateve të jashtëzakonshme dhe rëndësisë së Kampit në luftën kundër diabetit, doktoresha Vujosheviq propozoi që OJQ “Rrethi i Kaltër” të marrë mirënjohjen më të lartë shtetërore për vitin 2022 – Çmimin e 13 Korrikut. Doktoresha Valentina Kaliniq tha se qëllimi i këtij kampi është jo vetëm edukimi, shoqërimi dhe shkëmbimi i përvojave, por edhe mbështetja e institucioneve përkatëse shtetërore në përparimin dhe trajtimin me terapi për njerëzit me sëmundje të sheqerit.
Kampi edukativ për njerëzit me diabet në Tivar këtë vit është mbështetur nga basketbollisti i famshëm i Ligës Amerikane të Basketbollit NBA, Nikolla Vuçeviq nga Tivari, i cili i ftoi njerëzit me diabet të jenë të disiplinuar dhe këmbëngulës në rrugën drejt shëndetit
Doktor Igor Galiq, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik, duke theksuar se njerëzit me diabet janë të ekspozuar ndaj rrezikut më të madh shëndetësor nga epidemia e koronavirusit. Kjo është arsyeja pse ata duhet të jenë ndër të parët që marrin vaksinën, tha Dr. Galiq, dhe falënderoi Dr. Valentina Kaliniq për përkushtimin dhe energjinë e saj që ajo investon në përmirësimin e shëndetit dhe sistemit shëndetësor.
Dr. Sllobodan Mandiq përcolli mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Dragosllav Çekiq premtoi ndihmë dhe mbështetje. “Ne duam të ndihmojmë në të gjitha segmentet ku nevojitet mbështetja për pacientët, dhe për këtë komunikimi dhe bashkëpunimi me mjekët tanë është shumë i rëndësishëm. Mjekët si Dr. Kaliniq, ofrojnë vëmendje të madhe dhe vetëmohuese për pacientët.
Kampi edukativ për njerëzit me diabet në Tivar këtë vit është mbështetur nga basketbollisti i famshëm i Ligës Amerikane të Basketbollit NBA, Nikolla Vuçeviq nga Tivari, i cili i ftoi njerëzit me diabet të jenë të disiplinuar dhe këmbëngulës në rrugën drejt shëndetit.
Në hapjen e Kampit mysafirë ishin sopranoja Aleksandra Vojvodiq-Jovoviq, “Duo Classico” – Dina Desançiq – Safet Drljan, Omer Hoxhiq dhe Seka Tomiçiq, gazetari dhe shkrimtari Milan Vujoviq dhe poetja Maja Stojanoviq.
Gjatë pesë ditëve të zgjatjes së këtij kampi janë mbajtur punëtori e ligjërata nga mjekë të ndryshëm specialistë.
Gj. Gjonaj
