Plavë – “Avancimi i bashkëpunimit institucional, do të mundësojë lidhje më të mirë ekonomike të rajoneve kufitare dhe është në interes të banorëve të Plavës me rrethinë dhe të komunave kosovare”, është konstatuar në takimin e kryetarit të Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, me bashkëpunëtorët e vet, kryetaren e Kuvendit të Komunës, Jasmina Cikotiq, sekretarin e Komunës, Hasim Radonçiq, dhe drejtorin e Drejtorisë për investime dhe rregullim hapësinor, Fuad Feratoviq, me zëvendësministrin e Ministrisë së Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale të Kosovës, Avdullah Gjesheviq, me bashkëpunëtorët e tij, zëvendës-sekretarin e ministrisë në fjalë, Trim Berisha, këshilltaren e ministrit, Vasvija Huremoviq, dhe drejtorin e logjistikës, Jeton Cellaj, të mbajtur në Plavë, të martën që shkoi, më 10 gusht 2021.
Kryetari Canoviq, bashkëbiseduesit nga Kosova i ka njoftuar me aktivitetet të cilat i kanë ndërmarrë në periudhën e kaluar dhe njëherit ka theksuar rëndësinë e lidhjes kualitative të komunikacionit.
“Këto ditë jemi dëshmitarë të një numri të madh vizituesish të trevave tona, falë rrugës së shkurtuar deri në Podgoricë. Besoj që hapja e kalimit kufitar nën Çakorr, si dhe ndërtimi i rrugës ndërshtetërore Plavë-Deçan, plotësisht do të ndryshonte pamjen e strategjisë ekonomike të kësaj treve” ka konfirmuar Canoviq.
Bashkëbiseduesit në takimin miqësor e konstruktiv kanë konstatuar se është e nevojshme të bëhen projekte shtesë, në mënyrë që realizimi i projekteve të sipërpërmendura të marrin dinamikë më të fuqishme, si dhe projektet e përbashkëta të cilat do të kandidoheshin në kuadër të projektit IPA, e të gjitha në mirëqenie të banorëve të këtyre trevave.
Sh. Hasangjekaj
