Tuz – Në kuadër të vizitës në ditën e hapjes së pikës së përbashkët kufitare, Cemi i Trieshit – Grabom, kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama vizitoi Komunën e Tuzit.
Rama u prit në takim nga kryetari i Komunës së Tuzit, z. Nikë Gjeloshaj dhe nga zyrtarë të tjerë të pushtetit lokal.
Kryetari i Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj gjatë këtij takimi e falënderoi kryeministrin e Shqipërisë për siç tha, mbështetjen e vazhdueshme të tij dhe të qeverisë shqiptare ndaj Komunës së Tuzit dhe për vizitën që i bëri komunës.
Ndër të tjera, në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, për marrëdhëniet me qeverinë e re dhe për investimet e projektet e fundit që kjo komunë është duke i realizuar.
Nga ana tjetër, kryeministri Rama e ka uruar kryetarin Gjeloshaj, për siç është shprehur, menaxhimin e mirë të komunës, duke theksuar se kjo vizitë ishte simbolike, me premtimin se shumë shpejtë do të ketë një tjetër vizitë zyrtare në të cilën do të diskutohet më gjerësisht mbi zhvillimet dhe problematikat e shqiptarëve në Mal të Zi.
t. u.
