UDHËTIM NË MES TË SYVE
A thua ëndrrës sime
frymë i ke thëne
apo kujtimin tim
e ke bërë të ec
të lashë me lotin
prej syrit të kaltër lëshuar
e tani më buzëqesh
me sy të zezë
Nëntë rrathët e qiellit ishin lëshuar
të kullojnë atë fytyrë të bardhë
shtatë lulet më të bukura
në prehër zunë vend me pushua
përsosmëri verbuese
me gjurmën zjarr
Dëshmi kam diellin
se hijen tënde kurrë se lashë me tretë
dëshmi kam hënën
që të kërkonte nëpër netë
kur më shumë i vdekur se i gjallë
ecsha i humbur në largësi të vetë
Me të njëjtën ëmbëlsirë në buzë
me të njëjtin epsh në gji
njëra anë e qafës e gjatë e bardhë
tjetra mbuluar me kaçurrel të zi
Me trup të hedhur
ec si në valle
anë e mbanë derdh
jetë e gjallëri
lamtumirë njëherë u thashë
syve të kaltër
mirë se vjen tani
më thonë sytë e zi
Dromcat e veta koha i ka bashkuar
për herë të parë
ka çelë një derë
ke ardhur me vete me më marr
dikur qiell në dy pika mbledh
Si vesa e mëngjesit
që pa lënë gjurmë tretë vetë
ashtu netët pa gjumë
e gjumi pa netë
Harresat kokë me kokë bashkuar
si farë gruri hedhin mrekullinë
a ka shkruar kush
deri më sot dëgjuar
se e kaluara
përsëri mund të vinë
Apo bie nata
A është duke aguar
ngjyra e kaltër
ka kaluar në të zezë
dashuria ajo vjellacake e marrë
edhe njëherë gjakun e ka ndezë
A thua ai vend paqe
tokës i ka lejuar
shkronjave me pluhur floriri
të u nisë një puhi
të lashë me lotin
prej syrit të kaltër lëshuar
e tani më buzëqesh
me sy të zi
DIKTATURA E KOMPLEKSEVE
E befasuam edhe historinë
/ishte mësuar me vuajtjet
që na i shkaktonin të tjerët/
atëherë dëshmuam se kurrkush
nuk mund të na mundojë sikur ne vetën
Në provinca
/që u zumë frymën me “liri”
të “shkolluarit” e demokracisë
disa“uça” të ditëve tona
/më shumë letra anonime padie
se sa shkollë në program studimor/
zbuluan diktaturën e kompleksit
/sistemin më të ri dhe unikat të prosperitetit
shoqëror dhe kombëtar/
“Rilindja e re” e shekullit njëzet e një
me moton
nuk nevojitet dija
po partia
Fillimi i përfundimit të karnavaleve
me maska shqiptare
Erdhën si të “zgjedhur”
e shkuan të fundit
/ racë që karrigen
e lëshon vështirë sa edhe shpirtin
pasqyra ka herë është thye…./
pa ditur
si ata
ashtu edhe ne
se cili ishte roli i tyre në arsimin
që me vite e “përparuan” në cirk….
/kur në gjak ngatërrohen
arsimi e sigurimi…./
Të parët u ofronin shërbime vullnetare
/duke bredhur në fshat
për të bërë ndonjë bisht kose falas /
gjatë shkollimit fillor
për nxjerrë notë kalimtare
të mos flasim më tej….
Demokracia “jonë” hidhi poshtë edhe ligjin e gravitacionit
se dardha bien gjithmonë nën dardhë
e promovoi kulturën e harresës…
Kur duhet me shkund fajin
shokët e vetë me petk qytetar
i shpallin kuaj Troje
“politika” i thyen qafën vetit
/qëllimin e formimit….ekzistencës../
kur partitë e pakicave
shndërrohen në grupe interesi…
apo shoqata shtrigash…
Më në fund po kuptojmë
se mbiemri me të cilin kemi njohur
disa parti
paska qenë mbiemër i vajzërisë….
