Ulqini në sezonin turistik, pas pandemisë

Organizata Turistike i vlerëson përgatitjet për sezonin turistik në bregdetin e Ulqinit, i njohur për plazhet më cilësore dhe më të pastra në Mal të Zi dhe rajon. Zyrtarët vendorë besojnë në kushtet bazë të rregullave të përcaktuara për mbrojtjen nga pandemia dhe bëjnë apel që qytetarët qiradhënës t’i regjistrojnë çdo turist që qëndron në objektet turistike të tyre

Këtë vit Ulqini pritet të jetë një nga destinacionet më të preferuara nga turistët vendas dhe të huaj.
Organizata turistike i vlerëson përgatitjet për sezonin turistik në bregdetin e Ulqinit, të njohur për plazhet më cilësore dhe më të pastra në Mal të Zi.
Kryetari i kësaj organizate, Gëzim Hajdinaga, beson se ky vit krahasuar me vitet e mëparshme do të jetë dukshëm më i suksesshëm.

“Kemi sinjale të mira për një sezon të suksesshme. Pa dashur të bëjmë krahasime me vitet e mëparshme, na rezulton se në qershor kemi një vizitë të mirë. Të dhënat që na vijnë nga pika kufitare Sukubinë-Muriqan, krahasuar me vitet e mëparshme ka rritje të numrit të vizitorëve”, tha zoti Hajdinaga

“Kemi sinjale të mira për një sezon të suksesshëm. Pa dashur të bëjmë krahasime me vitet e mëparshme, na rezulton se në qershor kemi një vizitë të mirë. Të dhënat që na vijnë nga pika kufitare Sukubinë-Muriqan, krahasuar me vitet e mëparshme tregojnë se ka rritje të numrit të vizitorëve”, tha zoti Hajdinaga.
Hajdinaga beson në kushtet bazë të rregullave të përcaktuara për mbrojtjen nga pandemia, por ai njëherësh bën thirrje për qytetarët që t’i regjistrojnë çdo turist që qëndrojnë në objektet e tyre turistike.

“Kemi një arsye më shumë që të respektohen masat kundër pandemisë edhe nga fakti se COVID-19 është ende i pranishëm. Regjistrimi i turistëve është më se i domosdoshëm si për mysafirët ashtu edhe për familjet tona pasi rekomandimi i autoriteteve shëndetësore parashikon mbulimin e çdo shpenzimi nëse infektohen në Ulqin, por e njëjta gjë nuk vlen për ata që nuk janë të regjistruar. Përkundrazi konsekuencat për ta do të jenë shumë të larta”, tha Hajdinaga

“Kemi një arsye më shumë që të respektohen masat kundër pandemisë edhe nga fakti se COVID-19 është ende i pranishëm. Regjistrimi i turistëve është më se i domosdoshëm, si për mysafirët, ashtu edhe për familjet tona, pasi rekomandimi i autoriteteve shëndetësore parashikon mbulimin e çdo shpenzimi nëse infektohen në Ulqin, por e njëjta gjë nuk vlen për ata që nuk janë të regjistruar. Përkundrazi, konsekuencat për ta do të jenë shumë të larta”, tha Hajdinaga.

“Ky është një favor për turistët nga Kosova dhe me këtë i kemi eliminuar tri barriera me të cilët ata janë përballur në kufi. Çdo fëmijë nën 18 vjeç mund të kalojë kufirin me cilindo dokument që ka një fotografi, pa letërnjoftim dhe pasaportë dhe policia në pikën kufitare Sukubinë-Muriqan do të përshpejtojnë kontrollin duke u legjitimuar në një hyrje dhe jo në të dyja anët e kufirit, siç ishte deri më sot”, tha ai

Marrëveshjen për heqjen e sigurimit kufitar midis Malit të Zi dhe Kosovës, Hajdinaga e cilëson si një favorizim ndaj turizmit dhe qarkullimit të lirë të qytetarëve.
“Ky është një favor për turistët nga Kosova dhe me këtë i kemi eliminuar tri barriera me të cilët ata janë përballur në kufi. Çdo fëmijë nën 18 vjeç mund të kalojë kufirin me cilindo dokument që ka një fotografi, pa letërnjoftim dhe pasaportë dhe policia në pikën kufitare Sukubinë-Muriqan do të përshpejtojnë kontrollin duke u legjitimuar në një hyrje dhe jo në të dyja anët e kufirit, siç ishte deri më sot”, tha ai.
Zoti Hajdinaga Theksoi se Ulqini ka një përvojë shumë të mirë përsa i përket rregullave dhe pastërtisë së plazheve, ndërkohë që disa prej tyre janë shpallur si plazhet më të pastërta në bregdetin e malit të Zi dhe të Adriatikut. a. s. (VOA)

Të fundit

më të lexuarat