Teoritë konspirative që e dëmtojnë shoqërinë

Bazat e këtyre teorive konspirative janë të studiuara mirë nga lansuesit e tyre dhe të përgatitura për ata që synojnë t’ua paraqesin lajmin. Ekzistojnë disa faktorë për njerëzit që kanë prirje pak a shumë për të pranuar apo besuar teoritë e konspiracionit ose lajmet e rreme. Njeriu në njëfarë mase është kurioz të marrë njohuri, por në fakt ka nga ata që nuk mund ta ndajnë të vërtetën nga gënjeshtra dhe parapëlqejnë idenë konspirative pa e hulumtuar

Për Koha Javore: Haxhi Zeneli /
Nju Jork

Njerëzimi sot po jeton në rrethana të ndryshme. Interneti ia ka mundësuar çdonjërit që të dalë në publik dhe të shprehë mendimet e veta. Mbase këto lajme nuk janë të gjitha të vërtetuara dhe të kontrolluara, ose janë dezinformata të qëllimshme që u hapë derën teorive konspirative, të cilat nuk janë të pakta. Bazat e këtyre teorive konspirative janë të studiuara mirë nga lansuesit e tyre dhe të përgatitura për ata që synojnë tua paraqesin lajmin. Ekzistojnë disa faktorë për njerëzit që kanë prirje pak a shumë për të pranuar apo besuar teoritë e konspiracionit ose lajmet e rreme. Njeriu në një farë mase është kurioz të marrë njohuri, por në fakt ka nga ata që nuk mund ta ndajnë të vërtetën nga gënjeshtra dhe parapëlqejnë idenë konspirative pa e hulumtuar.

Sot kemi mjaft dezinformata në gati të gjitha fushat. Është një pjesë e popullit në botë që besojnë se Covid-19 nuk ekziston, çka do të thotë se besime të tilla mund të kërcënojnë shëndetin publik duke refuzuar maskën në një pandemi ose të refuzojnë vaksinimin kundër sëmundjeve vdekjeprurëse, siç është sot Covid-19, duke shpërndarë lajmin se: “brenda vaksinave janë të vendosura nano teknologji për t’i kontrolluar njerëzit” ose “i kanë krijuar vaksinat për të zvogëluar numrin e njerëzve në planet”,etj,etj

Sido që të jetë, një “teori” e supozuar mund të fillojë si asgjë, mbase edhe e lexojmë me shumë dyshime, por lajmi duke u përsëritur përfundon si i vërtetë dhe një pjesë e madhe e njerëzve, pa e hulumtuar aspak se nga rrjedhë lajmi e parapëlqejnë ta marrin si të vërtetë.
Teoritë e konspiracionit dallohen nga mitet, shpesh lidhen me të mbinatyrshmen dhe qëndrojnë gjatë duke lundruar në sipërfaqe, por për disa të tjerë këto janë mjaft qesharake.
Si të tilla sot kemi mjaft dezinformata në gati të gjitha fushat. Është një pjesë e popullit në botë që besojnë se Covid-19 nuk ekziston, çka do të thotë se besime të tilla mund të kërcënojnë shëndetin publik duke refuzuar maskën në një pandemi ose të refuzojnë vaksinimin kundër sëmundjeve vdekjeprurëse, siç është sot Covid-19, duke shpërndarë lajmin se: “brenda vaksinave janë të vendosura nano teknogji për ti kontrolluar njerëzit” ose “i kanë krijuar vaksinat për të zvogëluar numrin e njerëzve në planet”, etj,etj.
Merreni me mend se ku do të ishte njerëzimi sot pa vaksina të viruseve të ndryshme, kur dihet se vaksinat kanë shpëtuar jetë njerëzish në të kaluarën.
Edhe ne shqiptarët kemi rënë viktimë e këtyre lajmeve. Sot në mediat e Shqipërisë shohim se në emisionet televizive ftohen individë që kanë publikuar edhe libra konspirativë dhe për fat të keq japin mesazhin kundër vaksinave.

Kemi vërejtur në media të ndryshme se ekziston një lëvizje kundër shkencës dhe hakerët po i lulëzojnë klikimet e faqeve të rrejshme në internet. Më e keqja është se ka nga ata që po i marrin si të vërteta këto teori konspirative që parapëlqejnë të lexojnë diçka që atyre ju përshtatet politikisht, sepse kjo në një mënyrë i përmbush besimet e tyre

Ekspertët e shëndetit janë përballur me kërcënime për vdekje për shkak të mosbesimit në Covid-19. Studiuesit janë nën sulm në mediat sociale nga teoricientët e konspiracionit, të cilët përdorin thirrje në përpjekje për të tronditur shkencëtarët dhe për ta diskredituar shkencën.
Kemi vërejtur në media të ndryshme se ekziston një lëvizje kundër shkencës dhe hakerët po i lulëzojnë klikimet e faqeve të rrejshme në internet. Më e keqja është se ka nga ata që po i marrin si të vërteta këto teori konspirative që parapëlqejnë të lexojnë diçka që atyre ju përshtatet politikisht, sepse kjo në një mënyrë i përmbush besimet e tyre.
Studiuesit vlerësojnë se lexuesit që kanë njohuri të mediave janë më pak të rrezikuar nga teoritë e konspiracionit, pasi ky grup është më shumë i informuar.
Andaj, çdo lexues duhet të ketë kujdes dhe të hulumtojë sa më shumë për burimin e lajmit, për të mos u shndërruar në një viktimë të teorisë së konspiracionit që mund të ketë pasoja afatgjata për mbarë shoqërinë.

Të fundit

më të lexuarat