Çëshja e hapjes së pikës së përbashkët kufitare me Shqipërinë, Cemi i Trieshit-Grabom, është e një rëndësie të madhe për Qeverinë e Malit të Zi, kështu ka deklaruar kryeministri i Malit të Zi, z. Zdravko Krivokapiq.
Nga Zyra e Kryetarit të Qeverisë njoftohet se Ministria e Punëve të Brendshme i ka intensifikuar aktivitetetet e saj gjatë muajve të fundit në mënyrë që kjo pikë kufitare të vihet në funksion.
Sipas këtij njoftimi, ndër të tjera thuhet se kreu i Qeverisë ka deklaruar se vendkalimi i përbashkët kufitar Cemi i Trieshit – Grabom do të fillojë të funksionojë pas përfundimit të instalimit të energjisë elektrike në këtë pikë kufitare dhe pas arritjes së marrëveshjes me palën shqiptare për terminin e kryerjes së përbashkët të kontrollit doganor.
Kryeministri Zdravko Krivokapiq ka thënë se në kuadër të programit strategjik të bashkëpunimit ndërkufitar, IPA, Mal i Zi – Shqipëri, në vitin 2017 është bërë ky vendkalim i përbashkët kufitar, me qëllim lidhjen e Podgoricës me Gucinë, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë.
“Hapja e vendkalimit të përbashkët kufitar Cemi i Trieshit – Grabom ka nënkuptuar rikonstruksionin e mëparshëm të aksit rrugor nga Dinosha deri tek linja kufitare me Republikën e Shqipërisë, përkatësisht deri tek vendkalimi i ardhshëm i përbashkët kufitar, si parakusht për ndërtimin e këtij aksi rrugor, me qëllim të lidhjes së dy shteteve në drejtimin, Podgoricë – Guci, i cili në një pjesë të dukshme shtrihet përmes territorit të Republikës së Shqipërisë”, theksohet në këtë njoftim.
Më tej njoftohet se z. Krivokapiq është shprehur se Drejtoria për Komunikacion është në fazën finale të rikonstruksionit të këtij aksi rrugor.
t. u.
