I gatshëm për bashkëpunim në disa fusha

Tuz – Ambasadori i Italisë në Mal të Zi, z. Luka Zelioli është pritur në takim nga kreu i Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj i cili e ka njoftuar ambasadorin Zelioli me mënyrën e funksionimit të kësaj komune, për investimet e bëra gjatë dy viteve qeverisje, dhe për projektet e planifikuara për të ardhmen.
Në këtë takim është diskutuar edhe mbi situatën aktuale të pandemisë Covid-19, dhe për nevojën e respektimit të masave parandaluese.
Nga ana tjetër, ambasadori, Luka Zelioli e ka përgëzuar kreun e Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshajn për mënyrën e organizimit të komunës, duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim në fushën e ekonomisë dhe të kulturës, me qëllim promovimin e investimeve potenciale.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat