Motivimi dhe kreativiteti i nxënësve në shprehjen e mendimeve kritike

Ne u munduam që sadopak të japim kontributin tonë me vullnet të pashterur dhe përkushtim maksimal, për të lehtësuar mungesën e klasës e cila është e pazëvendësueshme. Megjithatë, vlen të theksohet se edhe klasa virtuale i ka përmbushur pritshmëritë dhe objektivat e lëndëve të zhvilluara duke dalluar nga klasa reale për disa mangësi, por edhe përparësi. Ne si mësimdhënës, gjithnjë në kërkim për më të mirën e nxënësve, orën e mësimit e kemi trajtuar me të njëjtin përkushtim sikurse në shkollë dhe rezultatet janë të kënaqshme

British Council (Këshilli Britanik) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Entin për Shkollim, ka vendosur që një pjesë të përmbajtjes së parashikuar për klasë ta paraqesë në platformën televizive përmes programit zyrtar “Mëso në shtëpi”.
Është publikuar një thirrje publike për xhirimin e mësimeve televizive mbi tema që nxisin zhvillimin e të menduarit kritik, zgjidhjen e problemeve dhe kodimin e mikrobiteve. Mësimet e xhiruara do të integrohen në orarin e orëve “Mëso në shtëpi”, në një mënyrë që korrespondon më së miri me nevojat e programeve lëndore.
Me nxënësit Reina Fici (VIII-4), Yllëza Rama (VIII-4), Elsa Mollazeqiri (VIII-4), Riad Tafa (VIII-4), Sejla Axhagiq (VIII-4) dhe Mervana Muçoviq (VIII-5) të Shkollës Fillore “Marshall Tito” – Ulqin, xhiruam një orë në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë, ku arritëm të bëhemi pjesë e këtij projekti.
Tema që zgjodhëm ishte analiza e romanit “Djemtë e rrugës Pal” – Ferenc Molnar (lexim jashtë klase). Me përdorimin e metodave të ndryshme si stuhi mendimesh, druri i problemit dhe harta e mendjes, nxënësit u treguan motivues dhe kreativë në shprehjen e mendimeve kritike gjatë xhirimit.
Ne u munduam që sadopak të japim kontributin tonë me vullnet të pashterur dhe përkushtim maksimal, për të lehtësuar mungesën e klasës e cila është e pazëvendësueshme. Megjithatë, vlen të theksohet se edhe klasa virtuale i ka përmbushur pritshmëritë dhe objektivat e lëndëve të zhvilluara duke dalluar nga klasa reale për disa mangësi, por edhe përparësi. Ne si mësimdhënës, gjithnjë në kërkim për më të mirën e nxënësve, orën e mësimit e kemi trajtuar me të njëjtin përkushtim sikurse në shkollë dhe rezultatet janë të kënaqshme.
Unë i përgëzoj të gjithë nxënësit për punën e bërë dhe i falënderoj me plot sinqeritet për sakrificën dhe vullnetin e bashkëpunimit përgjatë një periudhe aspak të lehtë!
Lumnije Metanoviq
(Autorja është mësimdhënëse e Gjuhës shqipe dhe letërsisë në Shkollën Fillore “Marshall Tito” – Ulqin)

Të fundit

më të lexuarat