Daorsoni ndodhet afër qytetit të Stollacit, në jug të Bosnjë e Hercegovinës. Ishte kryeqyteti i fisit ilir Daors, që jetoi mes viteve 300 në 50 p.e.s., në luginën e lumit Neretva.
Rrënojat e këtij qyteti gjenden në rreth 300 metra mbi nivelin e detit.
Daorsoni përbëhej nga tri njësi, qendra e të cilave ishte kalaja – akropoli. Ajo strehonte të gjitha objektet e rëndësishme administrative, publike dhe fetare.
Gërmimet e para u kryen më 1963. Arkeologët kanë gjetur mbetjet e amforave të shumta për verë dhe copa qeramike. Gjetja më e vlefshme ishte një përkrenare prej bronzi, e cila ishte zbukuruar me një numër personazhesh greke – Afërdita, Nike, Helium, Dionysus, Muse, Pegasus.
Komisioni për Ruajtjen e Monumenteve Kombëtare e ka shpallur Daorsonin një Monument Kombëtar të Bosnjë dhe Hercegovinës. (REL)
