Komunës së Gucisë i sigurohen 73.000 euro

Guci – Të enjten, më 11 mars 2021, ambasadori i Japonisë në Mal të Zi, NJ.E. Takahiko Kacumata, me kryetaren e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, ka nënshkruar marrëveshjen për projektin për nevojat themelore të banorëve të Komunës së Gucisë, është komunikuar nga Ambasada e Japonisë në Serbi.
Qeveria e Japonisë, Komunës së Gucisë ia ka siguruar 73.000 euro për blerjen e makinës së kombinuar.
“Duke përfshirë edhe këtë donacion, shuma e tërësishme e ndihmës japoneze përmes projekteve për nevojat themelore të banorëve në Mal të Zi prej vitit 1999, kapë shumën mbi 3 milion euro. Shuma e tërësishme e ndihmës japoneze Malit të Zi gjatë periudhës së njëjtë kohore kapërcen 43 milion euro”, theksojnë në komunikatën në fjalë.
Në Ambasadën e Japonisë shtojnë se projektet për nevojat themelore të banorëve, kanë për qëllim që të përkrahin zhvillimin shoqëror përmes projekteve relevante dedikuar nevojave themelore të banorëve.
“Qeveria e Japonisë siguron ndihmën financiare të domosdoshme për realizimin e projekteve të cilat do t’i kontribuojnë zhvillimit ekonomik dhe social. Mbrojtja e mjedisit jetësor, mbrojtja shëndetësore, arsimimi dhe mbrojtja sociale janë lëmit kryesore të interesimit të Qeverisë së Japonisë. Prej vitit 1998, 48 projekte të këtilla, janë realizuar në Mal të Zi”, konkludojnë në komunikatë.

Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat