“Kamenova” na u rrëmbye

Agjencia Kosovare e Privatizimit është ankuar në Gjykatën e Apelit në Mal të Zi, pasi Gjykata Themelore e Kotorrit refuzoi padinë e saj, me të cilën AKP-ja pretendon se kompania “Rekreaturs” ka vjedhur pronën e saj, 33 mijë metra katrorë tokë në pjesën e prapme të plazhit të “Kamenovës”.
Agjencia ka konfirmuar për “Vijesti” se gjithashtu ka ngritur padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Strasburg dhe po pret deklaratën.
Në padi pretendohet se kompania “Rekreaturs”, ndryshoi në mënyrë të paligjshme selinë e saj nga Prishtina në Budvë.
Njoftuan se ende nuk është informuar Qeveria e re e Malit të Zi e kryeministrit Zdravko Krivokapiq për përvetësimin e pretenduar dhe mosmarrëveshjet që kanë vazhduar për më shumë se një dekadë, në mënyrë që të dëshmohet se ish-vendpushimi, i ndërtuar në zonën e prapme të një prej plazheve më tërheqëse të ish-Jugosllavisë, është në pronësi të qytetarëve të Kosovës. Ata pretendojnë se pasuria iu mor në mënyrë të paligjshme pas luftës së vitit 1999.
Kompleksi prej gati tre hektarësh e gjysmë, ku dikur ishte vendpushim i Kosovës, siç është shkruar në regjistrat kadastralë të Administratës së Patundshmërive, është pronë e Malit të Zi, e bashkëpërdorimi i është shkruar “Rekreatursit”.
Kjo kompani është pronare e madhe dhe një pjesë e vogël është e “Kozhar SOUR trgovina” nga Kosova dhe “Kosovska Banka” SHA e falimentuar.

(Kohapress/Koha Net)

Të fundit

më të lexuarat