Realizim i projektit që promovon rolin e gruas në shoqëri

Tuz – Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur nga Tirana, Orinda Huta dhe drejtoresha e Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo, u pritën në takim në Komunën e Tuzit nga sekretarja e Sekretaiatit për Vetëqeverisje Lokale dhe nga drejtoresha e Organizatës Turistike, Marina Ujkaj dhe Leonora Dedivanoviq.
Sipas njoftimit të Komunës së Tuzit, ato qëndruan në Tuz për projektin e radhës të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon, “Unioni i Bashkive- mik i zonjave krijuese dhe guximtare”, i cili ka për qëllim prezantimin e historisë dhe të rolit të gruas në shoqërinë shqiptare, nëpërmjet promovimit të bizneseve lokale në bashkitë dhe komunat që janë anëtare të UBSHR-së.
Nga kjo komunë kumtojnë se projekte të tilla të cilat promovojnë kulturën, traditën dhe historinë e vendit, do t’i mirëpresin çdo herë.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat