Guci – Të martën, më 2 mars 2021, në Guci është bërë dorëzim-pranimi i 30 kontejnerëve dhe i 15 kovëve për stivimin e hedhurinave, aktivitet ky i cili është kryer në kuadër të projektit “Zbatimi i menaxhimit të qëndrueshëm me hedhurina – BinS”, të cilin e financon Bashkësia Evropiane përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Serbi – Mali i Zi 2014-2020.
Trupi i marrëveshjes për këtë projekt është Ministria e Financave – Sektori për marrëveshje dhe financim të programit nga mjetet e Bashkimit Evropian.
Dorëzim-pranimi i mjeteve të sipërshënuara është bërë në mes të Komunës së Gucisë dhe SHPK “Veprimatritë Komunale” të Gucisë, të cilët i kanë prezantuar kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, nënkryetarët e kësaj komune, Mr. Huso Brdakiq dhe Edon Balidemaj, drejtori i SHPK “Veprimtaritë Komunale”, Demir Bajroviq, dhe drejtori teknik i SHPK-së në fjalë, Emir Delanin.
Vlera e tërësishme e projektit është diç mbi 232 000 euro, nga të cilat kontributi i Bashkimit Evropian është 197 000 euro, ndërsa pjesën tjetër të mjeteve do ta financojë qeverisja lokale.
Me realizimin e një vistër aktivitetesh projekti do t’i kontribuojë mbrojtjes së mjedisit jetësor përmes fuqizimit të sistemit të menaxhimit me hedhurina të ngurta. Në kuadër të këtij projekti, veç është blerë kamioni për transportimin e hedhurinave në vlerë prej 63 950 euro, i cili i është dhënë në shfrytëzim SHPK “Veprimtaritë Komunale”, i cili bashkë me automjetin ekzistues të plehrave i markës “Volvo” do ta fuqizojë autoparkun e vet, dhe kështu do të mundësojë transportimin e rregullt dhe me kohë të caktuar të hedhurinave, në mënyrë që Gucia me rrethinë të jetë njëra ndër komunat më të pastra në Mal të Zi.
Shaban Hasangjekaj