Dy llaktofrizë, donacion nga Mbretëria e Norvegjisë

Guci – Mbretëria e Norvegjisë, përmes projektit “Norvegjia për ju – Mali i Zi – Mbështetje afarizmit”, përkrahë projektin “Përpunimi shton vlerën”, të cilin e zbatojnë Komuna e Gucisë dhe Agjencioni zhvillimor rajonal për Bjellasicë, Kom dhe (Bjeshkët e Nemuna). Qëllimi i këtij projekti është avancimi i kapaciteteve për përpunimin e qumështit, produkteve të tij dhe përpunimit të frutave dhe perimeve.
Me këtë rast, të hënën më 8 shkurt 2021, në Guci është organizuar pranim-dorëzimi i dy llaktofrizëve shtesë dhe nënshkrimi i kontratës me përfituesit fituesit e pajisjeve nga kjo komunë, zotërinjtë Hakija Seferagiq dhe Allmir Feratoviq.
Lalktofrizët janë donacion i Mbretërisë së Norvegjisë, të cilët së bashku me ambalazhin dhe tiketat gjegjëse të prodhuesve bujqësor të sipërshënuar në mënyrë solemne ua dorëzoi kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj.

Shaban Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat