Shëtitjet e gjata për kënaqësi

Hiking është një aktivitet me vështirësi të moderuar, i cili përfshin ecjen në distanca të gjata, zakonisht nëpër shtigje . Kohëzgjatja e aktivitetit ndryshon midis programeve të shkurtra gjysmë-ditore dhe itinerareve më të gjata mbi 20 ditë. Zakonisht është një aktivitet që lejon grupe me madhësi të ndryshme dhe mund të kryhet nga mosha të ndryshme personash të ndryshëm me një fizik të mirë.
Dallimi midis shëtitjes (hiking) dhe ecjes është se hiking përshkruhet si një shëtitje e gjatë, shpesh e bërë për kënaqësi në shtigje nëpër pyje ose fshat. Ecja është termi që përdoret për të përshkruar aktivitetin e përditshëm në distanca të shkurtra.
Disa benefitet e hikingut janë: sforcohen muskujt dhe eshtrat, si dhe normalizohen rrahjet e zemrës, ndikon pozitivisht në shëndetin mendor, konsiderohet si anti-stres dhe rritë vetëbesimin. Një nga faktorët të rëndësishëm është edhe stina për hikinng si dhe terreni dhe gjatësia e udhëtimit . Zonat mbi 1000 m gjatë në dimër janë me dëborë dhe kjo e vështirëson lëvizjen nëpër terrene vera është stine e nxehtë dhe në ditët me diell , pavarësisht sa sfiduese mund të janë këto dy stina , keqpërgaditja ose mungesa e pajisjeve të duhura, mund t’ju gjejnë në një situatë jo të përshtatshme dhe të rrezikshme. Temperaturat në male janë të ndryshme nga temperaturat e zonës në qytet. Dimri është shumë i ftohtë dhe temperaturat arrijnë deri në -17 gradë celsius , vera është stine e nxehtë , dhe si pasojë mund të rrezikonin ftohjen ose dehidrimin, ndërsa pranvera dhe vjeshta janë relativisht të ftohta por edhe sugjerohen si stinë për hiking .Në vjeshtë dielli lind më vonë, por perëndon më herët. Planifikoni kohën e udhëtimit, në mënyrë që të mos ju zëre errësira e natës papritur.
Kontrolloni parashikimin e motit para se të niseni, në mënyrë që të visheni siç duhet.
Çfarë duhet të keni me vete: një çantë shpine të përshtatshme për hiking ,veshje sportive, xhaketën kundër erës, çizme- këpuce hiking, duhet të keni ujë 1.5-2l dhe nëse planifikoni lëvizje të gjata +10 km, atëherë konsideroni të merrni edhe ushqime me vete. Ushqim energjik për ngjitje si: fruta të thata, arra, çokollata etj, bluza rezerve, syze, kapele dhe krem qe do j ‘u mbrojnë nga dielli.
Shumë njerëz kanë dëshirë që të eksplorojnë destinacionet duke ecur vetëm apo me miqtë e tyre. Në qoftë se shtegu që doni të shtegtoni ka guidat elektronike përdorin ato si udhërrëfyes duke shkarkuar hartat në celularin tuaj. Disa shtigje, vende , male nuk janë të shënuara mirë dhe si pasojë ju mund të humbisni rrugën lehtë. Një element tjetër i rëndësishëm është edhe pushimi , bëni pushime të shkurtra sa herë të keni nevojë për to dhe mos sforconi veten ,besoni trupit tuaj, qëllimi është të kaloni një kohë të këndshme atje dhe jo të vuani pas një ngjitje të gjatë, për të cilën nuk jeni përgatitur. Nëse nuk jeni në formë të mirë fizike, ka edhe shtigje të lehta ku mund të filloni të bëni hiking. Hiking si çdo aktivitet tjetër kërkon përgatitje dhe stërvitje , sa ma shpesh t’a ushtroni aq më tepër do t’a zotëroni.
Në bjeshkët e Kelmendit gjendet një nga majat më mahnitëse të Shqipërisë , Maja e Vajushës . Nga Lëpusha për t’u ngjitur dhe eksploruar pamjet që sjellë Maja e Vajushës duhen dy orë ngjitje malore dhe një orë e pak zbritje malore. Këto maja të mrekullueshme me gjemba e bëjnë këtë shëtitje spektakolare sepse kur të arrini në kreshtën e Vajushës, do të shihni një zinxhir të pafund malesh që prekin qiellin. Vetë kulmi qëndron në kufirin midis Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe ofron pamje që do t’ju mahnisin. Ne lartësinë e 2056m mbi nivelin e detit, shtegu mes pyllit me ahun gjigant dhe luginat malore të mbushura me burime lule, boronica dhe me kafshët e ndryshme si dhe legjendat e mitet e shumta që sjellin Bjeshkët e Nemuna janë vetëm disa nga arsyet pse së paku një herë në jetën tuaj duhet të bëni hiking në Majën e Vajushës.

Donika Lulgjuraj

Të fundit

më të lexuarat