Për zhvillimin dhe diversifikimin e turizmit kulturor

Komuna e Gucisë dhe ajo e Pejës, pas binjakëzimit, kanë bashkuar forcat për bashkëpunim të afërt përmes hartimit të projekteve të këtilla dhe lidhjen e këtyre komunave përmes realizimit të aktiviteteve të përbashkëta

Guci – Të enjten, më 21 janar, në Guci është mbajtur takimi i ekipeve projektuese për projektin ndërkufitar “Trashëgimia kulturore – Thesar i rajonit ndërkufitar të Pejës dhe Gucisë”, i cili realizohet sipas ftesës së bashkëpunimit tejkufitar Mali i Zi – Kosova 2014-2020 (IPA II), dhe financohet nga mjetet financiare të Bashkimit Evropian.
Në emër të nikoqirit, takimin e ka hapur nënkryetari i Komunës së Gucisë, mr. Huso Belli Brdakiq.
Projektin tejkufitar e realizojnë komunat e Pejës dhe Gucisë, vlera e të cilit është 358.617,23 euro, nga të cilat më se 50 për qind të mjeteve për Komunën e Gucisë.
Projekti ka të bëjë me zhvillimin dhe diversifikimin e turizmit kulturor dhe lidhjen e këtyre dy vendeve me ofertat e turizmit kulturor, blerjen e automjeteve dhe pajisjeve, punimin e sinjalizimit, broshurave dhe katalogëve, të ciceronëve audio dhe interaktivë, si dhe valorizimin e trashëgimisë kulturore.
Komuna e Gucisë dhe ajo e Pejës, pas binjakëzimit, kanë bashkuar forcat për bashkëpunim të afërt përmes hartimit të projekteve të këtilla dhe lidhjen e këtyre komunave përmes realizimit të aktiviteteve të përbashkëta.
Realizmi i projektit në fjalë do të zgjasë 24 muaj. Njëkohësisht, ky projekt do të ketë aspekt ekonomik, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e numrit të vizitorëve në këto destinacione.

Shaban Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat