Viti 2021, një kapitull i ri me plot shpresë

Pavarësisht se kemi kaluar muaj të tërë nën një regjim që për herë të parë e jetoi gjithësecili nga ne, duhet të jemi optimistë se edhe kësaj të keqeje do t’i vijë fundi, se pandemia do të zhduket dhe ne sërish do të ndjehemi të lirë dhe fatlumë për të vazhduar jetën tonë normale, ashtu siç Zoti na fali, të lirë e të shëndetshëm

Toni Ujkaj

Sapo kemi hyrë në një vit të ri që aq shumë e prisnim që të vinte, ndoshta më shumë se kurrë ndonjëherë më parë, sepse lamë pas një vit me plot të këqija, një vit tersi, të mbrapshtë, të zi dhe fatkeq. Që nga gjysma e dytë e muajit mars të vitit të kaluar përjetuam çaste të vështira, stres, ankth, frikë e pasiguri nga një pandemi famëkeqe që gjunjëzoi edhe shtetet më të fuqishme tē botës.
Por një fjalë e urtë popullore thotë se: “pas çdo të keqeje vjen diçka e mirë”. Ne duhet të shpresojmë dhe të jemi optimistë se gjatë vitit 2021 gjendja në të cilën po jetojmë do të shkojë gradualisht drejt përmirësimit dhe normalizimit edhe pse pasojat do të ndjehen për një kohë të gjatë. Rimëkëmbja ekonomike dhe rikuperimi i plotë mund të zgjasë dhe ndoshta sdo të jetë asgjë siç ka qenë më parë, pasi pandemia bëri ndryshime dhe reformoi shumëçka në zinxhirin e jetës njerëzore.

Ne të gjithë së bashku duhet të kontribuojmë që situata të shkojë sa më parë drejt normalizimit, që kjo epidemi e rrezikshme të venitet. S’do mend se vaksina do të ketë ndikim kyç në çrrënjosjen e kësaj sëmundjeje, por edhe ne duhet të japin kontributin tonë maksimal si individë, duke u ndërgjegjësuar për të zbatuar me përpikmëri dhe përgjegjësi të plotë çdo rekomandim që vjen nga autoritetet. Të zbatojmë masat kufizuese të cilat kanë influencë të padiskutueshme në uljen e rasteve të reja dhe në frënimin e përhapjes së mëtejshme të virusit Covid-19.

Pavarësisht se kemi kaluar muaj të tërë nën një regjim që për herë të parë e jetoi gjithësecili nga ne, duhet të kemi shpresë se edhe kësaj të keqeje do t’i vije fundi, se pandemia do të zhduket dhe se ne sërish do të ndjehemi të lirë dhe fatlumë për të vazhduar jetën tonë normale, ashtu siç Zoti na fali, të lirë e të shëndetshëm.
Ne të gjithë së bashku duhet të kontribuojmë që situata të shkojë sa më parë drejt normalizimit, që kjo epidemi e rrezikshme të venitet. Sdo mend se vaksina do të ketë ndikim kyç në çrrënjosjen e kësaj sëmundjeje, por edhe ne duhet të japim kontributin tonë maksimal si individë, duke u ndërgjegjësuar për të zbatuar me përpikmëri dhe përgjegjësi të plotë çdo rekomandim që vjen nga autoritetet. Të zbatojmë masat kufizuese të cilat kanë influencë të padiskutueshme në uljen e rasteve të reja dhe në frënimin e përhapjes së mëtejshme të virusit Covid-19.
Prandaj, besoj dhe shpresoj se aspiratat kryesore të secilit njeri në këtë vit të ri janë që në rënd të parë të çlirohet nga kjo “robëri” që na ka mbërthyer prej një kohe tashmë mjaft të gjatë e pastaj të gjitha segmentet e jetës të fillojnë të rimëkëmben në mënyrë që njerëzimi t’i rikthehet sa më shpejt mirëqenies dhe jetës normale.

Të fundit

më të lexuarat