Hyrja në Mal të Zi pa test dhe ndërpritet ndalimi i qarkullimit ndërqytetor

Podgoricë – Në një konferencë për media e cila u mbajt të hënën, më 11 janar 2021 në ambientet e Institutit për Shëndet Publik, ministrja e Shëndetësisë, znj. Jellena Boroviniq- Bojoviq ka njoftuar se me vendim të ri, nga e martja u lejua hyrja në Mal të Zi pa test të obliguar për koronavirus, kurse nga fundjava do të lejohet qarkullimi ndërqytetor.
Ajo, ndër të tjera, duke falënderuar të gjithë qytetarët të cilët i kanë respektuar rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, ka thënë se aktualisht situata është më e mirë.
Boroviniq- Bojoviq ka njoftuar se me masa të reja ndalohet organizimi i Vitit të Ri më 13 janar, si në ambiente të hapura ashtu edhe në ato të mbyllura, ndërsa nëpër objekte hoteliere të cilët do të vazhdojnë të punojnë deri në orën 20:00 nuk lejohet muzikë, nuk lejohet pjesëmarrja e muzikantëve dhe janë të ndaluara argëtimet.
Nga ana tjetër, drejtori i Institutit për Shëndet Publik, Igor Galliq ka njoftuar se nuk ka pasur rritje të numrit të të infektimeve të reja në nivel shteti, por, sipas tij, ekziston transmision i gjerë lokal i virusit.
Në të njëjtën kohë, Millena Cojiq, anëtare e Komisionit për Mbrojtje të Qytetarëve nga Koronavirusi iu ka thënë qytetarëve se ata janë në duar të sigurta dhe njëkohësisht iu ka bërë apel të gjithë atyre të cilët kanë simptoma që të qëndrojnë në shtëpi dhe që përmes telefonit t’i njoftojnë punonjësit shëndetësor.
Kur bëhet fjalë për vaksinën në vendin tonë, ministrja Boroviniq-Bojoviq, ndër të tjera ka bërë të ditur se komesari për zgjerim z. Oliver Varheli ka mundësuar një pako me ndihma për shtetet e Ballkanit, duke thënë se Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi do përkushtohet që Mali i Zi të jetë në grupin e parë për të fituar vaksinën.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat