Promovim i Ulqinit si destinacion i rëndësishëmsportiv dhe turistik

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu vuri në dukje rëndësinë e organizimit të ngjarjeve të tilla ndërkombëtare për promovimin e Ulqinit si një destinacion i rëndësishëm sportiv dhe turistik, duke nënvizuar se Komuna do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e sportit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar

Më 1-3 maj 2026, në fushën e fluturimeve në Shtojin e Epërm në Ulqin është mbajtur Kupa Evropiane në parashutizëm “Montenegro Open Ulqin 2026”.
Në ceremoninë e hapjes ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, i cili në fjalën e tij u ka uruar mirëseardhje të gjithë pjesëmarrësve dhe mysafirëve, si dhe shumë suksese dhe kërcime të sigurta garuesve.
Ai ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen, si dhe Ushtrinë e Malit të Zi për mbështetjen e rëndësishme në organizimin e këtij aktiviteti.
Në deklaratën për media të zyrës së kryetarit të Komunës së Ulqinit thuhet se Nimanbegu vuri në dukje rëndësinë e organizimit të ngjarjeve të tilla ndërkombëtare për promovimin e Ulqinit si një destinacion i rëndësishëm sportiv dhe turistik, duke nënvizuar se Komuna do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e sportit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat