Përfundimi i vitit 2023

Përfundoi edhe një vit shumë i suksesshëm për sportin e Taekwondo-së Ulqini, ndonëse i vështir për ne, një vit pak më ndryshe, mirëpo ia arritëm të sjellim këtë sukses.
Klubi i Taekwondo-së Ulqini gjatë vitit 2023 mori pjesë në 29 aktivitete sportive.
Udhëtime të gjata e të mundimshme arritëm në 12 shtete evropiane, vetëm për të arritur këtë rezultat.
U paraqitëm në 11 kompeticione të Premijer Ligës turnamente të nivelit G2/E2. Morëm pjesë në pesë kampionate Evropiane, (Kampioni Evropian për Fëmijë, Kampionati për Kadetë, Kampionati për Juniorë, Kampionati Evropian për Shkolla dhe Kampionati Evropian Multi, për të gjitha kategoritë), në kupën e Evropës, Kampionatin Botëror, Kampionatin Ballkanik, 26 gara ndërkombëtare dhe 3 gara vendore.
Gjatë këtij viti klubi arriti të grumbullojë gjithsej 254 medalje, 28 trofe dhe 9 trofe personale.
103 MEDALJE VENDORE
50 medalje të arta
28 medalje të argjendit
25 medalje të bronzit
123 MEDALJE NDËRKOMBËTARE
57 medalje të arta
41 medalje të argjendit
25 medalje të bronzit
6 MEDALJE EVROPIANE
3 medalje argjendi
3 medalje bronzi
19 MEDALJE TË PREMIJER LIGËS NIVELI G/E
3 medalje të arta
8 medalje e argjendit
8 medalje të bronzit
3 MEDALJE BALLKANIKE
1 kampion Ballkani
1 nënkampion Ballkani
1 medalje e bronzit
25 MEDALJE SHTETËRORE në disiplinën e Ndeshjes
14 kampionë shtetërorë
6 nënkampionë shtetërorë
5 medalje bronzi
25 MEDALJE SHTETĒRORE në disiplinën e Formave
12 kampionë shtetërorë
6 nënkampionë shtetërorë
7 medalje bronzi
22 TROFE TË FITUARA
8 trofe në Mal të Zi
14 trofe ndërkombëtare
9 trofe të vendit të parë
7 trofe të vendit të dytë
6 trofe të vendit të tretë
Sportistja Amella Nuti renditet në vendin e 5-të në ranglistën evropiane. Arta Ismailaga në vendin e 6-të të ranglistës evropiane. Sara Kraja në vendin e 8-të dhe Enes Dushku renditët i 16-ti në ranglistën evropiane.
Përgëzoj ekipin e artë, i cili punoi gjatë gjithë vitit pa u ndalur, një ekip, i cili nuk mungoi në seanca stërvitore gjatë 6-të ditëve të javës, udhëtuam së bashku përgjatë gjithë Evropës thuajse, kaluam çdo vështirësi duke i ndarë së bashku të gjitha emocionet, gëzimet e vuajtjet, dëfrimet, vështirësitë, pakorrektësitë, rreziqet, qeshëm e qamë së bashku, një aventurë që do mbetet në librin tonë të suksesit.
Falënderoj prindërit për përkrahje maksimale të këtij ekipi, nutricionistët, trajnerët e përgatitjeve fizike dhe të kondicionit, Shtëpinë e Shëndetit për analizat e rregullta të sportistëve.
Me këtë sukses të arritur gjatë vitit 2023, dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që kontribuuan në çfarëdo mënyre: prindërit, Komunën e Ulqinit, anëtarët e Komisionit për Sport pranë Komunës së Ulqinit, sponsorët, Mediat, Portalet, Federatën e Taekwondo-së së Malit të Zi, Komitetin Olimpik, Ministrinë e Sportit, të afërmit e mi, shoqërinë anonime nga New Yorku, Florida, Chicago e California, kolegët mësimdhënësit që patën mirëkuptim për nxënësit të cilët munguan gjatë procesit mësimor dhe të gjithë ata që na përkrahën moralisht e fizikisht, ju faleminderit shumë!
Urime për të gjithë, fati lumturia dhe suksesi ju përcjelltë gjatë gjithë jetës, ne si ekip sportiv po mundohemi që të reflektojmë sa më pozitivë për fëmijët tanë.
Ju Faleminderit.
Tkd Ulqini, 17.12.2023.

Fikret Dushku, prof.

Të fundit

më të lexuarat