Shembet simboli i kufirit shqiptar

Për disa vite tashti, ishte shtëpia e At Gjergj Fishtës që ka tërhequr vëmendjen, e shpallur si monument kulture, por e lënë krejtësisht pas dore nga autoritetet vendore dhe qendrori shqiptare, ndërkohë që po shembet vetvetiu nga moskujdesja, me gjithë disa përpjekjeve private për ta restauruar atë. Ja tani, sipas lajmeve të fundit, i paska ardhur radha Kullës së Prekë Calit, turpi i radhës i qeverisë!

Për Koha Javore: Frank Shkreli 

Rrëzohet dhe vritet për të dytën herë Prekë Cali. Urrejtje ndaj Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, urrejtje ndaj At Gjergj Fishtës, urrejtje ndaj Prekë Calit. Këto ndërtesa, as Enver Hoxha nuk i kishte shembur, por i përdorte për qëllime të tjera. Ja, sot jemi dëshmitarë të një ngjarjeje të pashembullt në trojet shqiptare, alla talebançe. Njoftohet se fadromat e Inspektoriatit Ndërtimor të Malësisë së Madhe nën mbikëqyrjen e Policisë së shtetit shqiptar, të enjten shembën muret dhe themelet e Kullës së Prekë Calit, trimit të maleve dhe mbrojtësit të kufijve të Shqipërisë nga synimet grabitqare shekullore të shovinstëve sllavë.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “782” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat