Rast që fsheh abuzimefinanciare më të mëdha?!

Për të vjelë kredinë për racionalizimin e vendeve të punës, në Kuvendin e Komunës së Ulqinit u miratua edhe një Plan për sanim financiar. Mjerisht, pesë milionë eurot e marra në emër të zbatimit të këtij plani nga Komuna e Ulqinit u keqpërdorën, duke mos dhënë kurrfarë rezultati, kurse vetë plani mbeti sekret i kryetarit të Komunës dhe ministrit përkatës

Muhamet Nika

Shikuar realisht, personalisht e respektoj autorin Ali Salaj për shkrimin dhe nuk dyshoj në guximin intelektual dhe objektivitetin e tij, mirëpo mendojmë se në rastin konkret nuk kemi të bëjmë vetëm “me favore të pushtetit të Forcës edhe në Anë të Malit për anëtarët e saj…“, por sipas nesh hapja e bibliotekës në objekt privat fsheh një aferë financiare ose disa sosh edhe më të mëdha, që nisin si skandale financiare kryesisht nga viti 2015 e më pas, të kryera në koordinim me pushtetin qendror. Kuptohet që kishin nisur në faza të ndryshme të privatizimit të kapitalit shoqëror e ku Komuna e Ulqinit nuk u pyet fare. Kjo sepse ishte gjendje lufte dhe ku nga pushteti qendror aplikoheshin dy farë ligjesh të ndryshme privatizimi, që edhe sot reflektojnë kur bëhet fjalë, për shembull, për tokën ndërtimore. Kështu, toka ndërtimore në Tivar (Maleviku) u nxor në shitje nga Komuna e në Ulqin jo?! Sepse, e gjithë hapësira administrohet vetëm nga shteti?!!
Por me ardhjen në pushtet të opozitës shqiptare – Forcës së Re Demokratike, këta e gjetën gjuhën e përbashkët dhe përmes shtetit po e shesin të gjithë Ulqinin – madje pa e pyetur fare Kuvendin dhe askush nuk po iu prish tymin.
Kujtojmë, siç cekëm, që gjatë privatizimit ndodhi që vetëm Komuna e Ulqinit mbeti pa hise, sepse ishte komunë e vetme opozitare. Kurse sipas nesh, gjithë këto afera kulmuan në zgjedhjet e fundit lokale në Ulqin, pas përmbysjes së rezultatit zgjedhor me disa forma të paligjshme të votimit, kur shteti – policia nuk iu prishi tymin, me ç’rast duke ua pranuar rezultatin zgjedhor partive përligji plaçkitjen e hiç më pak se 5293 votave?! Dhe më kot duket se kemi inicuar padi në çdo adresë, së fundmi edhe në Gjykatën Kushtetuese.
Këtu duam të cekim se rasti i hapjes së kësaj librarie-biblioteke, pa dyshim deklaroj me përgjegjësi të plotë, fsheh edhe një skandal financiar apo disa edhe më të mëdha, që vetëm nga prizmi i punësimeve dhe stazhit të papaguar i tejkalon 5 milionë euro. Dhe si duket, akoma nuk është vendosur pika në këtë aferë, sepse nuk e dimë nëse organet hetuese kanë vënë dorë në këto shkelje ligjore që, siç po shihet, kanë nisur me sa duket duke futur në hipotekë për kredinë e cekur pronën e objekteve të kulturës në Ulqin.
Si skandal financiar që ndodhi në emër të të punësuarve në Komunën e Ulqinit dhe sektorit të kulturës, që ende nuk është ndriçuar, duhet përmendur një kredi prej 5 milionë eurosh që e mori Komuna, gjoja për të zvogëluar vendet e punës në pushtetin vendor dhe në sektorin publik – kulturë. Vjelja e kësaj kredie nënkuptonte zvogëlimin e numrit të të punësuarve, duke bërë edhe shlyerjen e të gjitha detyrimeve ndaj të punësuarve, pra edhe pagesën e kontributeve për pensionin. Sqaroj se në këtë kohë të gjitha komunat tjera, duke mos dashur të humbasin autonominë e pushtetit lokal në punësim, kuptohet, nuk e morën kredinë e cekur, kurse vetëm Komuna e Ulqinit me kryetar Nazif Cungun vendosi ta marrë kredinë. Dhe si hipotekë Komuna e Ulqinit vendosi “Kinosallën” dhe Bibliotekën në Katërkollë, si dhe ish-Kinosallën e qytetit në Ulqin?! Duke mos dashur të zgjatem, dua të sqaroj se objekti i “Kinosallës” në Ulqin nuk figuron fare në kadastër?! Kjo vlen edhe për “Kinosallën” në Katërkollë bashkë me bibliotekën, por si duket edhe vetë kompleksin e qendrës në Katërkollë, sepse nuk kishte ish-pronarë pasi ishte ndërtuar me punë të detyruar nga anamalasit. Sipas disa rrëfimeve, në bregdetin e Malit të Zi figurojnë mbi 1000 objekte të tilla?!
Kuptohet se për të vjelë kredinë për racionalizimin e vendeve të punës, në Kuvendin e Komunës së Ulqinit u miratua edhe një Plan për sanim financiar. Mjerisht, pesë milionë eurot e marra në emër të zbatimit të këtij plani nga Komuna e Ulqinit u keqpërdorën, duke mos dhënë kurrfarë rezultati, kurse vetë plani mbeti sekret i kryetarit të Komunës dhe ministrit përkatës. Megjithatë, pas shumë shkresash arritëm ta shtiem në dorë, duke sjellë si ilustrim për lexuesin disa faqe të tij që konfirmojnë konstatimet tona.
Përveç këtyre pesë milionëve nga kredia që nuk mjaftonin, për këtë qëllim u shit në mënyrë fare të paligjshme (me zarfa të mbyllur), në vend që të organizohej ankand publik, për një milion euro, edhe lokacioni i ish-vetëshërbimit në Ranë, me të cilat gjoja duhej të ndërtoheshin dy kinematë e përmendura. Por, edhe pse trualli u shit dhe pronari i ri ndërtoi hotel, paratë e siguruara nga shitja u avulluan për ndërtimin e kinemasë së qytetit, e cila kurrë nuk u mbarua dhe “përpiu” edhe gjashtë milionë euro të tjera.
Për të thënë edhe më konkretisht, ideja për të shitur në mënyrë të paligjshme këtë objekt në Ranë u paraqit nga këshilltarët e Forcës, duke mbivotuar vendimin e kryetarit të Komunës Loro Nrekiq, i cili për çudi ishte që objekti të shitej sipas ligjit.
Kësaj shume i duhet shtuar edhe milionat që i premtoi Qeveria e Abazoviqit për të ndërtuar kinemanë e qytetit, që me sa duket nuk i dha kurrë, sepse ndërtimi, për shkak të arsyeve të përmendura, i kaloi si rast organeve të prokurorisë dhe punimet janë pezulluar. Kjo ndodhi në kohën kur këtij investimi po i printe ish-kryetari i Komunës së Ulqinit, Aleksandër Daboviq nga radhës e Partisë Demokratike të Socialistëve.
Po ashtu, tërthorazi morëm vesh nga gazeta “Vijesti” se trualli i ish-kinemasë së qytetit veç paska kaluar në emër të një avokati si pronar i ri në kadastër. Lidhur me këtë pat folur dikur edhe ish-kryetari i Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka, i cili në atë kohë shprehte shqetësimin e vet.
Për sa thamë, shiko (në foto) faqet e Planit të sanimit financiar të Komunës së Ulqinit se si u shpenzuan paratë gjoja në kinematë e cekura dhe se si punëtorëve rezulton që nuk u janë paguar as sigurimet. Shtrohet pyetja se në cilën “vrimë të zezë” shkuan këto para?!
Sa për Klubin e Pensionistëve në Katërkollë, ai objekt u dha me vendim të Kuvendit të Komunës së Ulqinit në kohën kur në krye të tij isha unë. Kjo u bë me kërkesë të Shoqatës së Pensionistëve që kishte kërkuar një truall ndërtimor pasi që e kishte shitur objektin në qendër të qytetit dhe kishte marrë vendim që me paratë nga shitja të ndërtonte dy klube të reja – një në Ulqin dhe një në Katërkollë, por që asnjëherë ose vetëm për një kohë të shkurtër ishte nën administrimin e pensionistëve, prandaj me të drejtë është koha që t’u kthehet atyre.
Legalizimi i këtij objekti, nga ana jonë, nënkuptonte njëkohësisht mënjanimin e të gjitha objekteve të përkohshme, duke liruar hapësirë të konsiderueshme për një stadium të vogël futbolli dhe kuptohet për vendparkim, duke e modernizuar qendrën e Katërkollës…

Të fundit

më të lexuarat