Katedralja dhe martirizimi i shqiptarëve

Më 3 shtator 2017 u përurua në Tivar Poshtë Katedralja e re e Arqipeshkvisë së Tivarit. Nuk mund të them me shifër sa njerëz qenë mbledhur, por salla, që s’është e vogël, qe mbushur plot dhe më këmbë anash mund të ishin më shumë se njëmijë vetë. Jashtë gjithashtu qëndronte një turmë mjaft e madhe

Gjokë Dabaj

Ishte kjo pamje, e mjaftueshme për të kuptuar sa e rëndësishme ishte ajo ditë për katolikët, shtetas të Republikës së Malit të Zi, që gravitojnë rreth asaj Arqipeshkvie. Kishin ardhur shestanasit që banojnë në Tivar e rrethina, shestanas që banojnë në fshatrat afër Ulqinit, klleznorë e bregasorë, malësorë të Tuzit, Hotit, Grudës e Trieshit. Kishin ardhur që nga SHBA-ja dhe shtete të Evropës Perendimore me qindra mërgimtarë.
Në rrethinë të Tivarit, psh në fshatin Zupç apo në Sutomore, ka një numër katolikësh që tradicionalisht flasin gjuhën sllave. Gjithkështu edhe në Grykat e Kotorrit shumica e banorëvet janë katolikë sllavishtfolës. Krejt natyrshëm ishin edhe ata të pranishëm midis shumicës shqiptare, pjesëtare shumëshekullore e kësaj Arqipeshkvie.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “782” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat