Si shumë pasuri të tjera, Kriporja e Ulqinit ka qenë pasuri shtetërore pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 2003 është privatizuar, sepse ndërmarrja falimentoi, meqenëse nuk ishte në gjendje të paguante energjinë elektrike. 14 mijë euro fatura të energjisë elektrike nuk “mund” të paguheshin kështu që ndërmarrja doli në treg. Privatizuesi e bleu për 800 mijë euro
Kriporja e Ulqinit – një histori me pasuri natyrore dhe korrupsion, shumë e ngjashme me të tjera të Ballkanit, e quan DW.
Kriporja e Ulqinit u ngrit në vitin 1926 nga italianët dhe ka një sipërfaqe prej 15 mijë metrash katrorë që është lagunë dhe ndodhet në deltën e lumit Buna. Aty ka edhe një pasuri të madhe shpezësh. Ujërat e ëmbla të lumit ndahen nga uji i kripur i Detit Adriatik nëpërmjet kanaleve.
Si shumë pasuri të tjera, Kriporja e Ulqinit ka qenë pasuri shtetërore pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 2003 është privatizuar, sepse ndërmarrja falimentoi, meqenëse nuk ishte në gjendje të paguante energjinë elektrike. 14 mijë euro fatura të energjisë elektrike nuk “mund” të paguheshin kështu që ndërmarrja doli në treg. Privatizuesi e bleu për 800 mijë euro.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “809” të revistës Koha Javore