Festë e reflektimit të vlerave arsimore kombëtare

Duke pasur parasysh rëndësinë dhe rolin e plejadës së krijuesve letrarë, gjegjësisht të shkrimtarëve të shumënumërt shqiptarë të të gjitha gjinive, rilindas dhe bashkëkohorë, në avancimin dhe afirmimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe, në të gjitha nivelet e arsimimit, KKSH i dhuroi me këtë rast Shkollës Fillore “Xhafer Nikoçeviq“ – Guci 21 fotoportrete të shkrimtarëve shqiptarë

Manifestimi qendror i shënimit të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit në Mal të Zi, këtë vit u mbajt në Guci, pikërisht në Shkollën Fillore ”Xhafer Nikoçeviq”, në të cilën ishin tubuar prindër, nxënës, mësimdhënës, personalitete të jetës dhe veprimtarisë kulturore, arsimore dhe shkencore nga komunat e Plavës dhe Gucisë, përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, dhe të mediave në gjuhën shqipe – RTMZ dhe “Koha javore”.
Moderatoret Enola Balidemaj dhe Zana Rugova, nxënëse të shkollës në fjalë, përshëndetën mësuesit e pranishëm dhe ua uruan festën, kurse falënderim dhe mirënjohje të veçantë i shprehën organizuesit të manifestimit – Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, të cilët në këtë solemnitet e përfaqësonin nënkryetari Bujar Hasangjekaj, sekretari Faik Nika, kryetari i Komisionit për Arsim dhe Përdorimin Zyrtar të Gjuhës Shqipe, Ismet Kallaba, dhe poetja nga Vuthajt, Hasnije Kukaj-Gjonbalaj, anëtare e këtij Komisioni.

Sh.Hasangjekaj

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “806” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat