Banorët apelojnë te kompetentët për restaurim

Malësi- Infrastruktura rrugore që lidhë disa fshatra në Malësi është përkeqësuar dukshëm, në veçanti gjatë muajit të fundit të vitit të shkuar e deri më sot që vazhdon të mbetet në të njëjtën gjendje.
Dëmtimet serioze në rrugë janë të dukshme në aksin kryesore të fshatit Sukruq por edhe të fshatrave përreth. Në këto segmente rrugore qarkullimi i automjeteve është tejet i vështirësuar për shkak të gropave të cilat kanë pushtuar rrugët në të dyja krahët në çdo 100 metra të distancës së tyre që përshkohet.
Për situatën e mjerueshme në të cilën ndodhen këto segmente rrugore sot e disa muaj më parë, u prononcua për “Kohën Javore”, ish- kryetari i Bashkësisë Lokale të Sukruqit, Z. Zef Dedvukaj, i cili theksoi se gjendja e infrastrukturës rrugore në shumë fshatra fushore të Malësisë paraqitet problematike, e cila kërkon zgjidhje të menjëhershme. t.u.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “803” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat